Sinqeriteti dhe e kundërta e tij

24. 09. 2022
Është dobsi për ne si individ, si familje, si kolektivitet, politikë, kulturë, shkencë e si komb, ta humb betejën e sinqerta në ballafaqim me të pasinqertën. E pasinqerta dita ditës po e dominon skenën e pergjithshme jetësore mes njerezish, e sidomos mes ne shqiptarëve, duke i bërë rezistencë të pamëshirshme të sinqertës.
E sinqerta është veprim i njerzëve altruistë, që i ofrojnë njerëzimit liri, barazi, drejtësi, zhvillim, përparim, humanizëm, mirëkuptim, bashkpunim, tolerancë e dashuri. Njerëzit e sinqertë janë dietarë, të drejtë e vizionarë, human, social, moral e kombtar, në raport me vetëvetën, me familjen, kolektivin ku punojnë, në raport me të varfurit, me fëmijët, me pleqtë, me pensionistët dhe në raport me gjeneratat e reja e me nevojat e tyre ekzistenciale.
E pasinqeta është veprim i njerzëve egoistë që e marrin rrugën e kundërt, krahasuar me altruistët, të cilët e mbushin skenën tonë jetësore perplot veprime të shëmtuara, aspak njerëzore, aspak të drejta, humane, sociale, morale e aspak kombtare, duke bërë përpjekje për grabitje sa më të madhe në favoret e veta përsonale e karieriste, kejtësisht të pasocializuara, në dëm të interesave të përbashkta, kombtare e shtetnore. Shëmtitë nuk i shkojnë aspak për shtati njerëzimit e as ne shqiptarëve. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje