Ashtu si e posedojmë botën shpirtërore, ajo rrezatohet kjartë si e tillë në publik

25. 09. 2022
Ajo që jemi, më bindshëm fletë e pasqyrohet para tjerëve, se sa ajo që përpiqemi të paraqitemi para tyre.
Shumë më bindshëm rreflektohen tek tjerët, tiparët e karakterit dhe përsonalitetit që i posedojmë, sesa ajo që bëjmë përpjekje të paraqitemi, përmes fjalëve të mëdha e të zbukuruara për vetën para tyre.
Tek secili prej nesh posedohet një fuqi mahnitëse, për mirë ose për keq, e cila rrezatohet shumë kjartë në publik ashtu si jemi, pavarësisht dëshirës sonë të paraqitemi si nuk jemi. Fuqia për të cilën po flasim, e pasqyron kjartë atë se çka në të vërtetë jemi si njerëz, e jo atë se çka pretendojmë të paraqitemi në publik.
Është mbushur përplotë shoqëria jonë shqiptare me tipa njerëzish, që përpiqen të paraqesin para publikut rrezatim maskash të kamufluar prapa tyre, se sa rrezatim të natyrshëm njerëzor të karakterit e personalitetit që e posedojnë. Sado që i maskojmë vesët apo ligësitë tona, ato flasin më kjartë, sesa maskat përmes të cilave bëjmë përpjekje të kota gjatë gjithë jetës të paraqitemi ne publik. I juaj, mësusi Isë!
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje