Si të mos e humbim vetkontrollin në raport me tjerët

26. 09. 2022
Është mëse shkatërruese për ne, nëse nuk mund ti kontrollojmë tiparët e temperamentit tonë në raport me vetëvetën e në raportë me tjerët. Mjetët më efikase që na mundësojnë ta marrim vetën nën kontrollë jane respekti, mirëkuptimi, toleranca e durimi gjatë komunikimit me tjerët. Me këto veprime e shukim zjarrin, para se të merrë flakë, ku mund të digjemi, dy palët pa e përfunduar komunikimin.
Nuk ka gjë më të lodhshme e shkatërruese për jetën, shëndetin e përspektivën tonë, se sa zemrimi, ndjenja e pasigurisë, humbja e vetëbesimi dhe vetkontrollit në komunikim me tjerët, të cilat na pamundësojnë të shprehemi lirshëm, guximshëm e të vendosur para tyre, përmes argumenteve rreth të vërtetës, për të cilën komunikohet. Sa më i madh zemrimi ndaj tyre, aqë më e madhe bëhet frika dhe zvoglohet shume guximi, të ballafaqohemi përmes argumentve me palën komunikuse rreth rreth të vërtetës.
Mjetët që e zbusin zemrimin, e zvoglojnë frikën dhe e rrisin guximin e vetëkontrollin të përballemi me tjerët, tham se janë respekti, mirekuptimi dhe toleranca ndaj në raport me komunikusi. Nëse i bëjmë këto veprime, i krojojmë vetit mundësi të madhe në komunikim, të flasim më qetë, me guximshëm, më bindshëm dhe më me respekt ndaj vetëvetës, duke argumentuar të vërtetën gjatë komunikimit me palët komunikuse.
Të mos zemrohemi, të mos e humbim vetkontrollin, guximin në komunikim me tjerët, duhet pranuar ata ashtu s’iç janë, sepse asnjëri prej tyre dhe prej neve, nuk jemi aqë të përsosur dhe pa t’meta, kush më shumë e kush më pak. Edhe pse e kemi vështirë t’i pranojmë njerëzit ashtu s’iç janë, nëse i përdorim mjetët e përmendura më lartë, behet i mundshem disi pranimi, që të dalim palë ngadhnjyse në komunikim, duke i dhënë përparësi të vërtetës përmes argumentëve bindëse. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje