Inferioriteti dhe arsyetimet tona neglizhente e kanë sjellë kombin shqiptar në këtë gjendje të pavolitshme

28. 09. 2022
Nuk është mirë të zë vënd nepër kokat tona inferioriteti dhe arsyetimi neglizhent, duke i fajsuar tjerët për gjendjen e palakmuar e cila na ka rrethuar, pa e vrarë ndërgjegjën asnjëherë, se fajet më të mëdha i kemi edhe vet, që i tolerojmë të sillën lirshëm para syve tanë keqbërsit, të korruptuarit, nepotistët dhe organizatorët e krimëve të ndryshme, për qudi duke ua dhënë edhe votën atyre!
Forca e ndryshimit progresiv të jetës dhe fatit tonë gjendët brënda nesh dhe është në duartë tona, jo jasht e në duartë e huja. Po e kërkuam jasht nga tjerët këtë forcë, do të mbesim si figura shahu, duke manipuluar ata me jetën e me fatin tonë dhe duke na bërë të vuajm vargun e parreshtur të dekurajimëve, depresionëve e zhgënjimëve, që pasojnë nga qëndrimet tona inferiore, në raport me keqbërsit.
Për të kuptuar inferioritetin tonë ndaj keqëbërsëve, për të kuptuar sa pak dijmë për vetën, duhet të lexojmë e të mësojm shumë gjatë jetës, që të kuptojm, se ku është e fshehur forca më e madhe që na mundëson të jetojmë denjësisht e njerëzisht, jasht apo brënda nesh, që të ballafaqohemi me keqbërësit në kundërshtim me të kqijat e tyre që po naj sjellin, duke na mashtruar me fjalë të mira demagogjike e me ngaj kockë që na e hudhin në pjatë.
Po me duket se dita ditës po rrëshqasim në anën tjetër të mesazhit, po lexojm e po mësojm pak, kurse në anën tjetër, përkundër inferioritetit që e posedejmë në përballje me të keqën, po mendojm dhe po paraqitemi se dijmë shumë!
Nëse qëndron ky konstatim i imi, është koha ta ndërrojm rrugën e vetëmashtrimit, inferioritetit dhe të mësojm shumë gjatë jetës, për të kuptuar sa pak dijmë për vetën e sa shumë jemi tolerant ndaj dukurive të kqija, që po na e bëjnë jetën të padinjitetshme.
Vetmashtrimi dhe inferioriteti na ka sjellë shekuj me radhë e po na sjellë edhe tani dëme të mëdha dhe të pariparueshme gjatë jetës sonë përsonale, profesionale, familjare, politike, kulturore, shkencore, shtetnore e kombëtare.
Ato që i kemi bërë dje si komb, i kemi sot. Ato që i bëjmë sot, do ti kemi nesër. Këtë duhet ta dij secili prej nesh dhe të mos vetëmashtrohemi, as të na zej gjumi inferior! Pëngesat që gjenden para e pas nesh, janë më të vogla, se sa ato që gjendën brënda nesh, duke naj vështirësuar realizimet e dëshirave tona, që i kemi vuar si qëllim gjatë jetës.
Pa i eliminuar pengesat e brendëshme që gjendën tek ne si individ, si familje, si politike, si kulturë, si shkencë, si institucion, si shtet e si komb, nuk realizohen kurrë synimet tona përsonale, profesionale, familjare, institucionale, shtetnore e as kombëtare, sepse pengesat e brendëshme tonat njëjtësohen me ato të jashtmet dhe e vështiresojn apo e pamundesojn tërsishtë realizimin e idealeve tona kombetare, politike, ekonomike, shëndetesore, edukativo-arsimore, juridike, policore e ushtarake, si lëmij të domosdoshme për funksionimin normal të një shteti, të një kombi e të jetës së dinjitetshm të qytetarëve.
Ate që e ka bërë dje politika jonë, ekonomia, shëndetesia, edukimi, arsimi, jurispadenca e policia, pasojat e tyre po i ndjejmë sot, do ti ndjejm thellë edhe nesër, po ashtu do ta kemi vështirë ti riparojmë e ti normalizojmë ato degradime në nivel kombetar e ndërkombetar.
Duhet të kemi kujdes të shtuar dhe të jemi plotësisht të vëmendshëm, se çka vërtetë po bëjmë sot? Jemi apo jo të udhëhequr nga egoizmi i pa socializuar përsonal dhe inferioriteti ynë, të cilët do të na qojnë drejtë humnerave të mëdha, apo jemi të udhëhequr nga altruizmi njerëzor e kombëtar, që do të na qoj drejtë virtytëve të larta njerezore, nëse vërtetë nuk dëshirojmë të pendohemi e të turpërohemi nesër për atë që e kemi bërë sot, por të krenohemi me atë që e kemi bërë vërtetë. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje