Dekoratat nuk pranohen nga ata që nuk kanë kurrfarë velere për dekorata, mirënjohje e lavdata  

30. 09. 2022
Shumica e atyre që dekorohen, mëse paku i meritojnë dekoratat e mëse shumti përulen pas atyre që i dekorojnë. Disa bashkvendas të mij nga Anadrinija i kanë shkyer nga pesë, gjashtë a shtatë palë këpucë duke vrapuar pas dekuratorëve të pushtetit, edhe pse të pashkolluar ata, që përmes tyre të depërtojnë më lehtë në karierë dhe të përfitojnë poste e përgjegjësi, tituj e grada shkencore pakurrfar merite, të përfitojnë dekorata, mirënjohje, lavdata, besa 1, 2, 3, 4 e më shumë vende pune permes grebatjeve e lajkave për favore të eprorëve të tyre dorëshlirë, patën e nuk patën meritë të dekorohen.
Ata që i meritojnë dekoratat, pak dekorohen apo nuk dekorohen fare. Merituesit e dekoratave, nuk i pranojnë kurrë dhe nuk i kerkojnë dekoratat prej askujtë e sidomos prej atyre që nuk kanë vlera as për dekorata, as për mirënjohje, as pë lavdata e as për tituj, poste e as për grada shkencore. Ata punojnë, veprojnë, mësojnë dhe sakrifikojnë për të mirën e tjerëve, që ti meritojnë dekoratat, mirënjohjet, lavdatat, titujt e gradat nga te merituarit, edhe pse mësepaku mendojnë për to, apo nuk mendojnë fare.
Ata që e bëjnë punën, fitojnë dituri me meritë, bëjnë vepra të mira për popullin, sakrifikohen për të mirën e kombit, kurrë nuk kërkojnë dekorata, as nuk i grebaten kujtë as nuk i bëjnë lajka, për grande e kredit, për tituj të rrejshëm vetranësh të luftës, as për gjera tjera të pandershme e të pameritushme, ato vijn gjithësesi nga populli dhuratë, nëse mbetësh vërtetë bir i paharruar në gjiun dhe kujtesën e tije. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje