Numri i madh i problemeve me te cilat po perballemi sot si komb, eshte shkaktuar nga përceptimet mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet e sjelljet tona të disfavorshme individuale, familjare, institucionale, politike, fetare, shoqërore, kombtare e shtetnore, si ekuacion i perbashket i yni. Zgjidhja e secilit prej këtyre problemeve të shumta, bëhet në saje të ndryshimit rrënjësor të procesëve tona psikonervore, shpirtërore, emocionale, sociale, humane, morale, intelektuale e kombtare, nga ato të disfavorshme e pasive, në ato të favorshme, dinamike e aktive.
Me këtë nivel të proceseve psikike, shpirtërore, emocionale, intelektuale, humane, morale sociale, që imponojnë edhe sjelljet tona momentale sipas nivelit përmbajtësor të tyre, mbi baza politike, fetare, intelektuale e regjionale, nuk besoj që do të bëhen ndryshime progresive për kombin tonë shqiptar, për një kohë të afërt, pos ngecjës, devalvimit dhe shkatërrimit të asaj që është arrite me angazhimin e gjeneratave të mëparshme.
Premtimet e rrejshme dhe mashtrimet e shumta, ende po përdorën si teknika efikase për mashtrim të popullit nga politikanet tanë shqiptar e struktura tjera që kanë përgjegjësi të ndryshme, gjithnjë sipas nivelit përmbajtësor të proceseve psikike, shpirtërore, emocionale, intelektuale humane, morale, sociale e shumë të disfavorshme.
Këtij mashtrimi i besojnë vetëm naivët dhe pakurrizorët që kanë levërdi momentale përsonale nga premtusit dhe mashtrusit rrenacak të politikës, fesë, kulturës dhe shkencës. Është pazotësi e madhe, shkurtpamësi e thellë dhe vetëmashtrim marramendës i një populli, që u jepë shansë përmes votës së vetë të njëjtëve akter politik, që kanë rrejtë e mashtruar për dy dekada me radhë pas çlirimit të Kosovës!
Uroi nga zemra, të mbushemi mendë, që të mos e vrasim vetën përmes votës sonë, duke u dhënë mundësi rrenacakëve, të korruptuarëve, nepotistëve dhe kriminelëve të krimëve të ndryshme që i kanë bërë në ekonomi, shëndetësi, arsim, drejtësi, në prorkurori, gjykata dhe në institucione tjera të ndryshme shtetnore e private, kulturore e shkencore, në shoqata e në sindikata!
Është mëse e nevojshme të punojmë e të mësojmë tërë jetën, që ta formojmë e ta gdhendim një karakter të fortë, sa më të mirë e sa më njerëzor, ti gdhendim e ti formësojmë sa më mirë tiparet e temperamentit, ta formojmë një përsonalitet të gjithanshëm, stoik e të papërkulshëm, të paisemi me tipare e virtyte njerëzore, humane, morale, sociale e kombtare, të kultivojmë sa më shumë dëshirë, vullnet, guxim, respekt, mirëkuptim, tolerancë, bashkpunim e dashuri në raport me tjerët, që ta bëjmë një jetë me dinjitet, pa i cenuar interesat e tjerëve dhe ato kombtare, për intresa tona përsonale, familjare, grupore e politike.
“Nuk mund të ketë transformim të errësirës në dritë dhe transformim të plogshtisë në lëvizje, pa emocion” Carl Jung. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!