Po behet mode mes shqiptareve te luftohet e verteta me genjeshtren
10. 11. 2020
Nuk eshte mire e as e ndershme per ne shqiptaret ta keqinterpretojme pershkrimin e vertetesise sipas bindjeve dhe interesave tona personale, grupore, politike, regjionale e fetare, sepse ato bindje e qendrime shkojne ne dem te qeshtjes sone kombtare, shtetnore e ne dem te drejtesise. E verteta sado e hidhur qofte ajo duhet pershkruar, interpretuar dhe pranuar realisht, ashtu siq eshte ne te vertete ajo.
E verteta dhe genjeshtra kane dallime te medha mes veti dhe keto dallime duhet pranuar pa hezitim, jo ta veshim te verteten me petkun e genjeshtres dhe genjeshtren me petkun e te vertetes per ti dhene epersi genjeshtres, siq po veprojne disa politikan, intelektual e analiste te ndryshem politik shqiptar duke krijuar rremuj e tymnaj te madhe rreth pershkrimit te vertetesise se ngjarjeve te ndryshme e ngjarjeve politike qe kane ndodhe e po ndodhin ne Kosove, ne Shqiperi e ne trojet tjera te shqiptareve nen pushtim greko-sllav.
Po e marr vetem nje shembull i cili eshte i mjaftushem rreth pershkrimit te vertetesise apo pa vertetesise se vrasjeve politike te shqiptareve qe ndodhen gjate luftes dhe pas saje, te cilat ngjarje interpretohen dhe pershkruhen nga kendeveshtrimi subjektiv partiak , jo nga kendeveshtrimi real siq kane ndodhe vrasjet. Nga keto interpretime prej kendeveshtrimeve te ndryshme jo reale, jo te sinqerta, jo njerezore, edhe sote e kesaje dite vrasjet e shumta politike qe kane ndodhe ende nuk u zbardhen. E dhimbeshme por e vertete, kurse per familjaret e tyre shume tragjike!
Vrasesit nuk kane zbrite prej qiellit por gjenden ne mes te shqiptareve. Ata ne asnje menyre nuk duhet mbrojtur, por duhet ta marrin denimin e merituar nga ligji dhe nga populli, e jo te hezitohet sanksionimi i tyre sipas veprave qe i kane bere, kushdo qofte prej tyre pa dallim, sepse krimi kudo ne bote duhet te denohet maksimalisht. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!