Të mësojm sa më pare ti vejme ne diskutim e ne pikepyetje gjepurat apo dokrrat e kota te te jetuarit
21. 08. 2020
Tani eshte mese e kjarte se shumica e pikepamjeve, bindjeve dhe besimeve tona rreth jetes dhe organizimit te saje e rreth boites, mesohen duke u bazuar ne gjepura e dokrra te thata te percjellura nga brezi ne brez. Shume nga te vertetat pas te cilave qendrojme, varen nga kendeveshtrimi i yne, i cili e imponon nje dokerr tjeter ilkuzive rreth te vertetes per te cilen mendohet, flitet e besohet.
Te gjitha idete qe ne i kemi per zemer rreth identitetit tone, rreth fese te cilen e posedojme, rreth kombesise qe i takojme dhe besimet tona e bindjet rreth botes natyrore, shoqeerore e shpirterore, shumica prej tyre nuk jane gjë tjeter pos konstrukte mendore qe i kemi zgjedhur tu besojme dhe si te tilla, shumica prej tyre jane vetem opinjone qe u besojme, sepse jane ngulitur ne kokat tona qe ne moshen fijnore nga kultura ne te cilen jemi rrite e edukuar.
Ne si qenje njerezore jemi më pak racionale sesa qe mendojme, sepse idete, bindjet dhe besimet qe i kemi per zemer dhe pas te cilave bindshem qendrojme sikur te ishin te “verteta”, te cilat bijne poshte nese i analizojme më në detaje. “Konstruktet tona mendore mbi boten natyrore, shoqerore e shpirterore mund te ndryshojne, te levizin, te zgjerohen e te vallzojne, te perplasen me njëra-tjetren dhe te perhapen sikur smundja ne formen e infektimit nga bartesi te viktima”.
Shpeshhere ne i asimilojme idete tona jo permes zgjedhjes racionale po permes “infektimit shoqeror” nga perhapja e nje ideje prej nje mendje ne mendjen tjeter, pa e vuar ne dyshim vertetesin dhe vleren e tyre. Ne kete menyre te “vertetat” tona, rralle here jane modele optimale te veprimit dhe te jetuarit.
Dr. Pol Marsden, PhD, psikolog i konsumit thot: “ Kur ne marrim vendime, ka më shume te ngjarë qe po i nenshtrohemi mendjes se kosheres, sesa qe po marrim nje vendim te bazuar tersisht ne mendimet tona, per interesin tone më te madh. Ne më teper zotrohemi prej bindjeve e besimeve, sesa i zotrojme ato. Provat tregojne se trashigojme dhe transmetojme sjellje, emocione, besime dhe fe jo permes zgjedhjes raciionale, po permes infektimit”.
Vertete siq thot Pol Marsden, ne mendojme se jemi duke marr nje vendim racional, por shpesh vendimet qe i marrim kane fare pak lidhje me racionalitetin, sepse më shume kane lidhje me idete, besimet dhe bindjet qe kane depertuar tek ne nga familja, farefisi, miqesia dhe nga kultura qe i kane miratuar më pare, mes te cileve jemi rrite e edukuar edhe ne.
Kuptohet nuk ka asgje te gabuar ne marrjen e ideve nga shoqeria mes te ciles jetojme e veprojme, por tek sa bota per rreth nesh po perjeton ndryshime te medha, ne ti ndjekim ato modele qe jane perdor vite e shekuj më pare, te cilave u ka skaduar koha, nuk eshte nje veprim i qelluar dhe i duhur.
Edhe pse ne e dijme se ky lloi ndryshimi po ndodh sistematikisht ne bote, fatkeqesisht shume prej nesh jane instaluar pas rregullave e modeleve te demshme e primitive te cilat i ka shkele koha dhe jane te pa pranushme per boten e sotme. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!