Mos refuzimi i modeleve te jetuarit, imponuar nga politikanet tane e nga pushtusit, pason jete pa dinjitet

20. 08. 2020

Duhet guxim, vendosmeri, vullnet e menquri per ti refuzuar modelet e imponuara te jetes nga ana e politikaneve tane dhe nga ana e pushtuseve dhe per ti thyer ato hallka te hekurta e zingjirore qe e percaktojne menyren e te jetuarit tone pa dinjitet, te varfur, te pa shprese, te nenshtruar e te poshtruar. Mos refuzimi i ketyre modeleve imponuse nga politikanet tane dhe nga pushtusit, me vetedije apo pa te, pranojme ta jetojme nje jete primitive, te varfur e te pa dinjitet.

Modeli impoinues i te jetuarit nga ana e politikaneve tane e ka formatin: mua me takon pasuria, ty varferia, mua me takon pushteti, ty sherbimi. Mua me takone e drejta e tradhtise kurse ty nenshtrimi e poshtrimi. Mua me takone trimeria, krenaria, liria dhe atdheu e ty te takon lufta, sakrifica, gjakderdhja, torturat vrasjet, dhunimet dhe ballafaqimi fyta fyte me pushtusin.

Modeli imponimit jetesor ka formatin: Mua me takon ti korri frytet e luftes kurse ty te takon te jetosh me dhembjet e sakrifices qe bere per atdheun e per lirine, mua me takon e drejta te shkeli mbi gjakun e deshmoreve, mbi amanetin e tyre dhe te fali pjese te atdheut pushtusit qe u mbrojten me gjakun e deshmoreve te lirise tokat, arat, fushat, malet qytetet, fshatrat, ujrat detrat dhe pasurite toksore e nentoksore dhe ti fale ato per teritor ekstra qe tu sherbejne kishave ortodokse serbe te cilat jane pushtuar prej shqiptareve nga serbia, kurse ty te takon ta ulish koken si i marr dhe te me duartrokasish per dhuratat qe po ia bej pushtusit!

Modeli i imponimit jetesore te politikaneve tane ka formatin: mua me takon ti gezoi te gjitha privilegjet ne shkollim, ne punesim, ne udheheqje te institucioneve edukativo arsimore, shendetesore, ekonomike, juridike, kulturore policore ushtarake dhe te emroi militant partiak te udheheqin mbi ato institucione, kurse ty te takon ti vesh gishtat ne goje dhe te pohon me koke e te duartrokasish per keto mrekulli e marifetllyqe, sa mire po veprojme.

Per te gjitha keto veprime te modelit imponues jetesor nga politikanet tane ne bashkpunim me pushtusit: mua me takon nderi e krenaria, ty te takon turpi, nenshtrimi, poshtrimi, perulja, vuajtja e varferia, mund te pranohet vetem te ata njerze qe nuk kane dinjitet njerzor, qe jane servil, qe jane butak e pakurrizor, kurse per njerzit norman qe kane dinjitet njerezor, ky model jetesor eshte totalisht i papranushem dhe duhet rrefuzuar me te gjitha mjetet. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje