Jemi apo nuk jemi mirenjohes ndaj atyre qe na rriten e na edukuan
26. 07. 2020
Eshte parimore, e njerzishme, humane, morale e kombtare tu jemi mirenjiohes atyre qe na rriten, na edukuan dhe na pergatiten per jete qe ta organizojme sa më njerezishte, e sa më profesionalisht, te jetojme te barabart e si njerze dhe ti perfitojme te mirat e kesaj bote te cilat na takojne .
Mirenjohja eshte temel mbi te cilin ndertohet lumturia, njerzishmeria, dinjiteti e ndershmeria e paster e secilit individ, pa te cilat asgje e kendeshme dhe e lumtur nuk arrihet gjate jetes.
Nese i bejme pyetje vetit sa jemi mirenjohes, sa jemi te pergatitur e te gatshem tua kthejme te miren me te mira qe i kemi marr nga familja, nga shkollimi, shoqeria dhe nga populli te cilit i takojme, vertete mbetet shume per te deshiruar, sepse doren ne zemer, me shume kemi marr sesa po japim, ne vende qe te ndodh e kunderta.
Ne kete nivel te paekuilibruar, ku më shume marrim sesa japim na ka sjelle mosmirnjohja e asaj qe kemi marr gjate jetes nga tjeret, duke u nis prej familjes e deri te populli ne pergjithesi, na ka sjelle kultivimi i lakmise se shemtuar, egoizmit te pasocializuar, kultivimi i mos respektit, mos dhenjes se kontributit ndaj atyre qe kemi marr si ne familje, ne rrethin ku jetojme, ne vendin e punes qe kemi marr pergjegjesi morale, profesionale, kulturore, shkencore, politike dhe fetare.
Mosmirnjohesit nuk jane njerze te lumtur me ate qe e posedojne, jane grabites, te pangopshem, jane te korruptuar, te pandershem, kriminel te llojeve te ndryshme, vrastar, te pabese, tradhtar, xheloz, nervoz, inatqor, perqares, hakmarres dhe ne fund vetevrases apo skandaloz te nje tragjedie ne dem te tjereve,sepse nuk i besojne askujt, nuk i besojne as Zotit.
Mjer familja, rrethi ku jetojne, mjer shoqeria, vendi i punes, mjer shteti dhe kombi qe i ka ne mesin e vete mosmirenjohesit, kategorin më kontraverze, me zhvatese, më te korrfuptuar, më te trisht e te prisht dhe më te panjerzishme te kesaj shoqerie. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!