Paganizmi i pellazgeve ishte barte tek Iliret si forme e lashte e besimit ne Zot, permes simboleve hyjnore te Diellit, Tokes, Ujit dhe Ajrit
Isa Thaçi
8 April 2015 ·
Paganizmi si forme e lashte e besimit te pellazgeve gjate periudhes se komunitetit te pare primitive apo shoqerise pa klasa, udhehiqej nga njerez te moshuar te cilet e kishin fituar besimin dhe autoritetin ne rrethin e tyre. Keta te moshuar me autoritet i krynin edhe sherbesat fetare.
Ne meset e tyre familjare, sherbesen fetare e kryenin kryefamiljaret te cilet udhehiqnin edhe me punet tjera ne familje.
Pas perfundimit te shoqerise pa klasa apo komunitetit primitive, lindi sistemi skllavo-pronar ku u formuan dy klasa: Skllavo-pronaret dhe sklleverit, sunduesit dhe te nenshtruarit.
Ne fillim te ketij sistemi shoqeror dalengadal sherbesat fetare ne menyre dinake i moren ne duar te veta kleriket. Disa prej klerikeve per interesat e tyre personale e perdornin fene si vegel ne dobi te skllavo-pronarit e ne dem te sklleverve. Ku skllavopronarit i arsytohej e drejta qe te beje cfare te done me skllavin, ta turturoi, ta shes ne treg dhe po iu mbush mendja edhe ta vras.
Per gjendjen e mjere ndaj skllevereve, detyroheshin kleriket nga skllavo-pronaret, qe te perdornin bindje fetare, per neneshtrim sa me te madh te skllevereve.
Shumica e klerikeve qe mos te them te gjithe, manipuloheshin nga skllavo-pronaret, per ti bere sherbesat fetare ne dobi te tyre. Ky manipulim u shkonte per shtati klerikeve, sepse shperbleheshin nga skllavopronari. Perpos kesaje klerikeve u ipej e drejta qe ti pervetesojne edhe dhuratat qe u vinin nga besimtaret e tyre.
Ky keqeperdorim i shejntrise se besimit ne Zot, zuri fill ne shoqerine skllavo-pronare per te vazhduar keqeperdorimi edhe me tutje ne sistemin e shoqerise feudale, shoqerise kapitaliste dhe ne sistemet e sotme shoqerore demokratike, e sisteme tjera te ndryshme politike.
Eshte per tu habitur ne kete vazhdimesi kaqe te gjate, se si po keqeperdorohej shejntria e besimit ne Zot nga disa klerik per te shperndar urrejtje, perqarje, mashtrime e per te justifikuar edhe pushtimet e kahmotshme e te tashme sipas deshires se politikaneve dhe politikave dominuese te kohes.
Kjo padrejtesi fetare ne bashkepunim me padrejtesite politike te kohrave, tmerresisht i ka ndodhe popullit Ilir dhe popullit shqiptar pasardhes te tyre, qe nga pushtimi i Ilirise prej romako-bizantineve e deri te pushtimet turke dhe greko-sllave, ku pushtimet greko-sllave edhe sot po e vazhdojne pushtimin e tyre, nene pretekstin se po i mbrojne tokat e tyre te shejta, po e mbrojne shejnterine e kishave dhe krishtenizmin ne pergjithesi.
Per ta justifikuar kete qe po e theme, mjafton tua besh nje percjellje fjalimeve te klerikeve greko-sllav, mjafton ta perkujtosh edhe fjalimin e perfaqesuesit te “selise se shejte” te Vatikanit ne “seline e shejte” ruse, i cili pohoi para botes: “se toka e Kosoves eshte toke e shejte serbe”, gjithnje duke zene ne goje „shejntrine“ e tyre fetare dhe pushtuese ne dem te qeshtjes sone kombetare.
Te njeten gje po e bejne edhe kleriket musliman, duke treguar se si turqija ua paska marr tokat serbeve dhe i ka populluar me turqe, sepse sipas tyre nuk na paska patur shqiptar fare ne keto troje.Pra nje mentalitet i ngjajshem per ta arsyetuar cdo pushtim kunder shqiptareve.
Disa prej klerikeve tane fetar, pa dallim feje, te japin pershtypjen, se nuk kane te bejn fare me besimin ne Zot, por po i kryejne me ndere misionet e tyre sherbyse ne favor te politikave pushtuese te kohes te cilave u sherbejne, per te cilat edhe jane te pergatitur.
Derisa u pushtuan Iliret nga romako-bizantinet, keta e kishin frymen e besimit pagan te paraardhesve te tyre pellazg me simbolet e veta hyjnore qe e besonin Zotin permes atyre simboleve, te cilat ishin me kryesoret, si simboli i Diellit, Tokes, Ujit dhe Ajrit e figura tjera më pak te rendesishme.
Ky besim behej me sinqeritet me te madh, pa u perdor per pushtim e per neneshtrim te popujve, sepse eshte dokumentuar qe populli Ilir kurr ne histori nuk kane bere luftra pushtuese por vetem luftra mbrojtese. Kjo dokumenton se sa te shejta kane qene besimet e tyre ne Zot, permes figures se Diellit, Tokes, Ujit dhe Ajrit, si fugura te shejta qe kishin dhe kane nje vlere te pazavendesueshme per boten e gjalle bimore, shtazore dhe njerezore.
Kjo forme e besimit Ilir ka vazhduar deri sa eshte pushtuar Iliria nga romako-bizantinet ne shekullin e pare te kesaje epoke. Pas pushtimit te saje doli prej skenes se tyre besimi politeist pagan dhe erdhe ne skene besimi pushtues monoteist qe e sollen romako-bizantinet pushtues.
Besimi monoteist i solli botes njerezore nenshtrimin dhe besimin ne nje figure hyjnore per ta besuar Zotin, Perendim-lindje me kishen katolike ne Vatikan dhe kishen ortodokse ne lindje. Pra monoteizmi indianeve u solli Buden, kinezeve Konfuqien. Evropes perendimore dhe asaje lindore Krishtin, izraeliteve Moisin, turqeve dhe arabeve Muhamedin dhe Iliro-shqiptareve krishtin e krishterizmin katolik dhe ortodoks dhe Muhamedin e islamizmin, nje popull me dy figura te shejta fetare monoteiste e me tri besime fetare.
Pra Iliret dhe ne shqiptaret pasardhes te pellazgeve edhe pse i kishim simbolet tona hyjnore qe e besonim Zotin sinqersht më shume se sa kush tjeter per rrethe nesh, pa dashjen tone mbetem me simbolet e besimit te pushtueseve tane romako-bizantin dhe turko-greko-sllav.
Edhe pse sote nuk jemi nene pushtimin romako-bizantin dhe turko-aziatik, gjurmet e tyre pushtuese kane mbete neper kokat dhe shpirtin tone, qe shpeshehere keto gjurme po i manifestojme ne demin tone kombetar, duke i mbrojtur pozicionet fetare, ne dem te qeshtjes sone kombetare dhe duke nenvlersuar kombin ne raport me fene.
Ndersa greket dhe sllavet edhe sote e kesaje dite i mbajne te pushtuara me shume se sa gjysmen e trojeve tona, nene bekimin e Evropes dhe nene bekimin e politikaneve dhe klerikeve tane te mjere e qyqar, ne bashkpunim e nenshtrim nga te huajt.
Nga te gjitha keto te bema historike, ne shqiptaret edhe pse patem fatin te na imponohet feja katolike, ortodokse dhe feja islame, nuk duhet te ia lejojme vetit edhe turpin e perqarjes, turpin e urrejtjes, fyerjes, turpin e kundershtimit dhe vellaverasjes mes veti dhe turpin e pushtimit, duke i mbrojtur pozicionet tona fetare dhe duke njetesuar kombin me fene e pushtueseve tane e duke nenvleresuar ne raporte me fene.
Do te ishte ne nderin tone human e njerezor, kombetare e fetar, qe te besojme ne ato besime qe i morem nga familjaret tane, pa e perdor besimin kunder njeri tjetrit, kunder kombit tone, kunder unitetit e bashkimit te trojeve tona dhe kunder lirise e pavaresise, sepse Zoti na ka krijuar pellazgo- Iliro-shqiptar.
Besimet tona qe i posedojme, nuk duhet ti keqperdorim per urrejtje, fyerje e kundershtim mes nesh, por duhet ti perdorim qe te duhemi, te rrespektohemi, ta ndihmojme njeri tjetrin dhe te behemi unik per hire te gjakut, gjuhes, kultures, atedheut dhe ta konsiderojme qeshtjen tone kombetare si qeshtje parsore e te perbashket, e ate fetare si qeshtje personale e secilit.
Eshte shkurtpamesi, e panjerzishme, antikombtare dhe jo fetare per ne shqiptaret ta perdorim fene dhe besimin ne Zot per perqarje ne mesin tone kombetar, per sherbim te politikave te ndryshme te kohes, per interesa personale, per karier dhe per vellavrasje!
I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!