Gabimet qe i kemi bere neper shekuj dhe po i bejme edhe sote ne dem te qeshtjes sone kombetare, duhet permiresuar sa me pare
Isa Thaçi
Ne si komb ende kemi me shume armiqe se sa miqe ne bote, sepse kurr nuk kemi dite te rreshtohemi me miqet e vertete, por jemi sorullater si te perqar duke shkuar her pas romakeve e here pas bizantineve, her pas turqeve e here pas greko-sllaveve, here pas komunizmit e here pas ballizmit, gjithmone si te ndare e te perqar dhe te manipuluar nga tjeret! Ne mesin tone kombetare, patem te atille dhe kemi, te cilet u paraqitnin e po paraqiten më shume internacionalist se sa nacionalist, duke luftuar e duke u vrar mes veti per lirine e tjereve dhe per formimin e shteteve fqinje.
Kurse ne mbetem duke u etiketuar mbi baza fetare, politike e regjionale dhe duke madheruar here lindjen e here perendimin, here grekerit e her sllavet e ballkanit, tersisht duke harruar veteveten dhe interesat tona kombetare.
Ne si komb jemi perserites te pakorrigjueshem te gabimeve tona historike dhe te gabimeve te paraardhesve tane e po vazhdojm me avazin e vjeter te gabimeve monstruoze, duke poshtruar veteveten e duke i madheruar tjeret, ne simpati e ne urrejtje here nga lindja e here nga perendimi, pa e gjete nje mes me te volitshem qe perqafon civilizimet e lindjes dhe perendimit, pa e demtuar qenjen tone kombetare, pa e demtuar dinjitetin tone kombetar ndaj askujt, pa u postuar si armik i njerit e si mik i tjetrit, here djathtas e her majtas, pa synim e pa qellim ne favor te unitetit tone kombetar, por ne dem te tije!
Qe nga Iliria, Arberia dhe sot Kosova , Shqiperia, dhe trojet tjera te banuara nga shqipetaret , ende na ka mbete ne gjak tradhetia, zilia, lakmia, egoizmi, karrierizmi, mendjemadhesia, bajraktarizmi, lokalizmi, shpifjet dhe shpiunazha ne mes nesh e kunder kombit ne pergjithesi, duke u sherbyer me mjetet me te ulta te mundeshme, ne dem tonin e ne favor te pushtueseve tane.
Ne si komb vepruam dikur, po veprojme edhe sot si te ndare, te copetuar dhe te percare ne dem te interesave tona kombetare, mbi baza fetare, politike, rajonale, e mbi baza ideologjike! Ne ende tradhohemi mes veti, mashtrojme njeri tjetrin, e urrejme, e fyejme njeri tjetrin, ngaterrohemi e luftojme, se sa ngatrrohemi e luftome me pushtuesit tane!
Ne mesin tone kombetar , ende eshte me e forte ndjenja e karrierizmit, se sa ndjenja e atdhetarizmit, eshte me e fort ndjenja e kolltuqeve se sa ndjenja kombetare, per ta bere Shqiperin, per ta zhvilluar e per ta perparuar kombin. Ne edhe sote e kesaje dite si komb, nuk e kemi mbi te gjitha “feja e shqipetarit eshte shqiptaria”, por kombin e trajtojme si perkatesi e feve krishtene e asaj islame, duke u orjentuar verberisht e mjerisht mbi baza fetare nga lindja e nga perendimi, ne vend qe te krijojme mardhenje te mira si komb me dinjitet kombetar edhe me lindjen edhe me perendimin, per aqe sa ata na trajtojne neve ne menyr te barabart me veten e tyre si komb.
Ne per qudi e per fatkeqesi, as dje e as sot nuk kemi qene, e as nuk jemi ne unitet e ne pajtim kombetar, gjithnje te shperndar e te perqar, sipas ajameve te atyre qe nuk deshen te na shohin te unisuar si komb.
Ne si komb ishim dhe jemi gjumash dhe na del gjumi kur behet teper vone. Ne ishim dhe jemi mburravec qe i perdorim fjalet e medha dhe bejme pune te vogla. Paraqitemi patriot te medhenje e nuk jemi te tille , paraqitemi demokrat e me zemer e shpirt jemi diktator kunder vetevetes, paraqitemi revolucionar e ne shpirt jemi antirevolucionar, praqitemi humanitar, e veprojme si anti humanitar, e luftojm me pare vendin tone dhe mes veti, se sa qe luftojm me pushtuesit tane.
Jemi me shum romantik se sa realiste, jemi anarkist e nihilist, se sa optimist real, jemi me shume besnik ndaj te huajve dhe te pabese mes veti, e kemi braktisur besen kombetare dhe ia kemi ulur vleren asaj, e kemi braktisur burrerine, patritizmin dhe atedhedashurin, duke i konsideruar ato si relike te vjetra historike, e jo si frymeszim per veprim kombetar e per interesa te kombit.
Edhe sot e kesaj dite nuk mendon kush se pse Shqiperia mbete e ndare epoke pas epoke, qe nga pushtimi i Ilirise, qe nga principatat arberore, pashallaqet dhe vilajetet turke dhe qe nga banovinat, obllastet dhe pokrajinat greko-sllave qe po vazhdojne te ekzistojne edhe ne ditet e sotit, ku edhe sote sillen e sorrullaten bijte serb, malaze, maqedon dhe grek neper trojet tona edhe pse i kemi dy shtete shqiptare, ata i promovojne idete e tyre reakcionare kunder shteteve shqiptare e kunder popullit shqiptar, ndersa politikanet tane i rrudhin krihte si qyqar dhe behen sukur nuk po ndodhe asgje?!
Ne anen tjeter disa intelektual te mjere nuk i shiqojne grekosllavet se si po e poshtrojne popullin shqiptare ne dy shtetet e tyre dhe ne teritoret tjera te pushtuara, por vajtojn dhe pjerrdhin per goje duke e etiketuar popullin shqiptar si islamist, si xhihadist, si fundamentalist, sikur qe po e bene te njejten edhe propaganda greko-sllave, me ndihmen e disa mjeteve te informacionit nga Shqiperia e nga Kosova dhe kerkojn prej keti populli qe te konvertohet ne krishtenizem, sepse gjaja per kete qeshgtje nuk po na pranojka Evropa e “civilizuar”, apo “parajsa e popujve”. Ka ardhe koha e fundit, qe t`i permiresojme gabimet tona si individ, si grupacione politike e inteltuale, si grupacione fetare, si organe shtetnore dhe si komb ne tersi, nese nuk deshirojme te tretemi edhe me thelle ne gabimet tona te turpshme kunder vetevetes duke u shkepe dhe asimiluar neper bote. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!