Ata qe dyshojne dhe e verifikojne disa here nivelin e njohurive te veta rreth te vertetes, i ofrohen më afer asaj

Isa Thaçi

13 Janar 2014

Pararoje e mos deshtimeve tona te shumta rreth njohjes se vertetes, jane dyshimet dhe verifikimet ndaj perceptimeve, mendimeve, njohjeve, bindjeve, qendrimeve e veprimeve qe i bejme drejte saje. Nese i  lëm vend te duhur dyshimit dhe verifikimit te menyres se perceptimit, mendimit, njohjes dhe veprimit rreth pershkrimit te  vertetesise se gjerave natyrore, shoqenore, shpirtnore, personale, familjare, politike e kombetare dhe proceseve tjera te ndryshme, rralle here deshtojne ne organizimin e proceseve jetesore dhe pershkrimit te vertetes.

Nese gjate procesit te perceptimit, mendimit, njohjes dhe formimit te qendrimeve, pikepamjeve, bindjeve e veprimeve  tona ndaj dukurive te ndryshme, nuk e kemi edhe nje doze  te dyshimit e verifikimit te vertetesise se njohjes sone, munde te futemi pa dashje dhe pa dijen tone, ne boten e iluzioneve te cilat na mashtrojne shume me shtremberimin e realitetit, te cilin e perceptojme dhe e perjetojme per momentin.
Sa me shume qe tretemi ne boten e iluzioneve dhe nuk i ndriqojme ato permes dyshimeve e verifikimeve tona, i japim shanse te madhe formimit te mendimeve, bindjeve, qendrimeve dhe pikepamjeve tona te gabuara personale ne raport me te verteten, ne baze te te cilave i organizojme edhe sjelljet e veprimet gjate jetes.

Sjelljet dhe veprimet tona qe lindin nga ndikimi i iluzioneve te cilat kualifikohen si perceptime qe e deformojne realitetin, pa dijen dhe pa dashjen tone, na qojne drejte deshtimeve personale, familjare, shoqerore, profesionale, politike dhe kombetare.
Shume gjera ne shiqim te pare na duken terheqese apo rrefuzuese, te kendeshme apo te pakendeshme, progressive apo regresive, te njerezishme apo te panjerezishme, te moralshme apo te pamoralshme, te verteta apo te paverteta, pore ne funde fare e verejme mashtrimin iluzor dhe cdo gje e mrekullueshme qe ishte me pare, na duket e shemtuar, e cdo gje e shemtuar na duket e mrekllueshme. Mu per kete, vije ne shprehje konstatimi se shume gjera qe me duken mua te mrekullueshm, tjereve u duken te shemtuara dhe anasjelltas.
Filozofet e kohes se re ne krye me Dekartin, ne pikepamjet e tyre filozofike e mbeshtesnin mendimin i cili pohonte se:“ Ta pastrojme mendjen nga çdo paragjykim dhe mendim i pavertetuar, ku e verteta “më e forte dhe më e sigurt eshte mundesia te dyshojme ne çdo gje, perveç ne ate qe mendojme”  rrethe procesit dhe menyres se njohjeve tona drejte se vertetes, aqe me shume e aqe me thelle i japim shance vetit ta njohim ate.

Mesazhi i kesaje thenje filozofike kerkon kujdesin tone maksimal dhe perqendrimin e vemendjes ne cilesine dhe menyren e perceptimeve, mendimeve, bindjeve  dhe ne cilesine e menyren e formimit te qendrimeve dhe pikepamjeve tona, ne baze te te cilave i bejme edhe sjelljet e veprimet qe rezultojne po ashtu me menyren dhe cilesine e te jetuarit personal, profesional, familjar, shoqeror, politik e kombetare.
Njerezit më te gabuar e me pak te lumtur ne jeten e tyre, jane ate qe mendojne se pikepamjet e veta per nje realitet te caktuar, jane te pagabuara dhe nuk e pranojne anen tjeter te medaljes, sepse dikush tjeter te njejtin realitet e shef ndryshe dhe ka pikepamje te ndryshme ne krahasim me ta.

Per kundrazi njerezit qe kane aftesi ta kuptojne dhe ta pranojne se bota eshte shumengjyreshe e jo vetem bardh e zi dhe e kuptojne se pikepamjet e tyre nuk jane i vetmi kendeveshtrim i drejte dhe i pagabuar rrethe gjerave te ndryshme ne bote, jane njerezit me te kendshem, me te lumtur, me te thjeshte, me tolerant, me te matur, me komunikues e bashkepunues, me respektues, me te dashur e me te suksesshem ne jete.
Nese e praktikojme dyshimin dhe verifikimin gjate procesit te perceptimeve, mendimeve, bindjeve dhe njohjes se realitetit, gjithnje e me shume i japim mundesi vetit per ti kuptuar perceptimet, mendimet, qendrimet dhe formimin e pikepamjeve dhe qendrimeve tona, se sa jane e sa nuk jane te verteta dhe me cilin kualitet posedojne ato.

Permes kesaje ecurie te dyshimit dhe verifikimit kemi shansin te kuptojme se nuk kemi gjithmone te drejte ne menyren e perceptimit, mendimeve, qendrimeve dhe ne menyren e formimit te pikepamjeve tona ndaj realitetit. Po ashtu permes kesaje procedure aftesohemi te kuptojme qe edhe pikepamjet e tjereve, duhet respektuar per aqe sa jane te argumentuara dhe te jemi te hapur ndaj tyre, per aqe sa jane te verteta, argumentuese dhe bindes.
Me kete qe thash me larte nuk e kam ndermende te pozicionohem, me ata qe nuk arrijne kurr ti mbrojne pozicionet e veta duke u luhatur djathtas e majtas te papozicionuar dhe me ata qe nuk e mbrojne ate qe eshte e drejte dhe e vertete dhe qe nuk protestojne me kombengulje kunder asaje qe eshte e gabuar, e pavertet dhe e padrejte.
Deshtimi me i madh personal, profesional, familjar, politik, shtetnor dhe ai kombetare, vie atehere kur tregohemi arrogant, te guximshem, te ngurte, te paperfillshem ndaj tjereve me mendimet, qendrimet dhe me pikepamjet tona personale qe flasin per nje realitet te caktuar, ndaj te cilave nuk dyshojme per asnje moment, por u besojme ekstremisht edhe pse jane te pa argumentuara dhe jo bindese.
Nese, dyshojme dhe e verfifikojme  menyren e perceptimeve, mendimeve, bindjeve dhe  menyren e formimit te qenrimeve dhe pikpamjeve tona ndaj realitetit te gjerave, ngjarjeve dhe proceseve te ndryshme natyrore shoqerore dhe shpirtnore, i ofrohemi me afer  njohjes se argumentuar e verifikuar ndaj te vertetes.
I juaj, mësuesi Isë

 


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje