Mund ti ndryshojme rrethanat nese i ndryshojme sjelljet qe i kane krijuar ato

Ndryshimi i kualitetit te sjelljeve tona e ndryshon edhe kualitetin e rrethanave mes te cilave jetojme.

Reagimet qe i bejme ndaj rrethanave dhe problemeve qe na dalin para, shpeshehere i bejme ne menyre jo te duhur, per ti ndryshuar ato qe te bejme jete më kualitative.

Gjate reagimeve tona shpeshehere i zmadhojme pa nevoje situatat dhe problemet qe na ndodhin dhe e teprojme me reagimin tone te papershtatshem me natyren e rethanave dhe situatave, duke vepruar me nxitim, negativitet, nervoze e te bezdisur gjate angazhimit per ta zgjidhur problemin qe ka ndodhur, ne vende qe te bejme zgjidhje si duhet, e pengojme veten ti arrijme rezultatet e duhura ne zgjidhjen e problemit.

Shume probleme edhe pse jane te vogla, ato i zmadhojme sikur te jene nje urgjence e madhe dhe bejme perpjekje me nxitim ti zgjidhim ato. Ne vend te zgjidhjes se tyre ndodhe e kunderta, i nderlikojme edhe ma shume per shkak te nxitimit, negativitetit, nervozes, merzise dhe bezdisjes qe na ka kapluar.

Zmadhimi i palogjikshem i situatave te ndryshme jetesore, na detyron te humbim kohe e energji pa nevoje, duke u perballur me “dramatizimet” qe vijne e shkojne gjate jetes, njera pas tjetres.

Atehere kure mesojme nga pervoja dhe qetesohemi, e zbulojme menyren se si duhet t`u pergjigjemi situatave jetesore dhe rrethanave mes te cilave gjendemi. Tani ato nuk i konsiderojme probleme te medha, te pakapercyshme dhe te pa zgjidheshme, por ballafaqohemi me to ne menyre te qete e konstruktive, duke i pershtatur sjelljet, aftesite dhe shkathtesit tona sipas natyres se tyre qe ti zgjidhim ne favor tonin.

Nga pervoja qe ballafaqohemi me jeten do ta kuptojme se, edhe problemet ma te medha te cilat vertete jane stresuse, e kane nje zgjidhje dhe u qasemi atyre, te pa trubulluar ne mendje e ne shpirt, te qete dhe me kembngulje e qendrushmeri, derisa t`i zgjidhim apo ta kuptojme pamundesine per ti zgjidhur ato ne favorin tone.

Shkurt shprehur, nuk i zmadhojme pa nevoje situatat problemore, jeten e trajtojme ne menyre sa ma te qete, duke i zavendesuar shprehite e vjetra regresive te sjelljeve tona me shprehi te reja progresive, qe qojne drejte perspektives e sukseseve gjate jetes.

Me ndryshimin e shprehive regresive te sjelljeve tona dhe zavandesimin e tyre me shprehi progresive, i ndryshojme per te mire rrethanat dhe situatat e ndryshme mes te cilave gjendemi dhe e rrisim kualitetin e te jetuarit. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje