Politizimi i profesioneve, po i sjelle kombit shqiptar stagnim te pa pare
2 Dhjetor 2014 në 10:59 PD – Ripostim
Gjithnje e me shume ne ditet e sotit po politizohet qeshtja e profesioneve dhe posteve politike. Ky politizim e ka krijuar nje paralize totale te zhvillimit politik, ekonomik, bujqesor, shendetesor, edukativ, arsimor, kulturor, shkencor dhe juridik.
Nuk mund ta kemi nje qeveri efektive, nese mbulohet me njerez qe nuk jane ekspert dhe profesionalist te fushave qe e perbejne kabinetin qeveritar.
Fatkeqesisht, profesionalizmi eshte shnderruar tersisht ne militarizem partiak, qe mese paku behet fjale per pergatitje profesionale e shkencore te atyre qe u ndahen pergjegjesi nga niveleve te ndryshme shtetnore e kombetare.
Eshte shume qesharake dhe per te ardhur keq, kure u ipen pergjegjesi shtetnore e kombetare, atyre qe jane te pershtatshem vetem si militante partiak, e jo atyre qe jane te pergatitur si ekspertë e profesionalist te fushes per te cilen u ipet pergjegjesia.
Ne çdo fushe jane politizuar profesionet dhe nuk pyet kush fare per profesionin dhe pergatitjen profesionale te kandidatit, por pyesin dhe vertetohet mire militantizmi partiak i personit qe emrohet diku.
Si mund te quhet ndryshe, perpos fatkeqesi shtetnore e kombetare, ku per minister te energjetikes emrohet nje historjan, minister i drejtesis emrohet nje kimisrt, minister i arsimit emrohet nje jurist, minister i bujqesis nje mjek apo muzikant, minister i infrastruktures nje biolog apo jurist dhe ministra tjere qe nuk kan lidhje per asgje pos militantizmit te eger partiak, qe i sherbejne politizimit te profesioneve permes militantizmit.
Po kjo gjendje politizuese po i percjelle edhe organizatat dhe institucionet e ndryshme punuse, shtetnore e private, po i percjelle edhe institucionet educative, arsimore duke u nisur nga ato parauniverzitare, univerzitare e pos univerzitare, institucionet kulturo-artistike, bizneset private e shtenore, shoqatat e ndryshme dhe institucione tjera.
Çdo kund kane dale ne balle dhe po u prijne ketyre institucioneve militantet partiak, qe me se paku kane pergatitje profesionale, te marrin pergjegjesi per vendet e punes dhe per pozitat e tyre qe ua japin eproret, fale nenes parti qe u takojne dhe u sherbejn zellshem duke vuar ne skenen tone praktike militantizmin e partise e jo assesi profesionalizmin rreth pergjegjesive qe i kane marr mbi veti.
Derisa te ndiqet kjo praktike ne te dyja shtetet shqiptare nga politikanet tane, te cilet e kane kap shtetin ne te gjitha segmentet e tij dhe nderhyjne ne çdo sfere me militantet e vete partiak, do te vazhdoi kjo smundje paralizuse e shkatrruse qe i ka paralizuar dhe shkatrruar te gjitha proceset e zhvillimit shtetnor e kombetar, politik e ekonomik, shendetesor e arsimor, juridik, kulturor e shkencor. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!