Marrveshjet paqesore ne dem tonin, jane me te kqija se sa te luftosh me pushtuesin per ti mbrojte tokat dhe lirine qe na takon
Popullit shqiptar si komb dhe pasardhes i Ilireve, qe 2000 vite me radhe marreveshjet paqsore te nenshkruara me pushtusit, më shume i kane sjelle deme, nenshtrime e poshtrime, se sa dobi, drejtesi, dinjitet dhe liri.
Edhe pse i dhame perandorise pushtuese Romako-Bizantine perandor te dalluar, edhe pse i sherbyem per 13 shekuj, edhe pse kane pasuar marrveshje te ndryshme paqesore, me gjithate nuk pushoi agresioni pushtues ,shkaterrues e poshtrues romako-bizantin, kunder popullates Ilire dhe trojeve te tyre. Derisa ia humben gjurmet tersisht Ilireve dhe Iliris, ia humben gjurmet civilizimit dhe kulture se ketij populli, ia humben gjurmet tersisht Dardanise, si kryeqytet i Ilirise dhe ia vune edhe emrin sllav Kosovo, duke shendrruar gadishullin Ilirik ne gadishull ballkanik, te cilin gadishull e poppulluan me ardhacake sllavo-ortodoks bullgar, meqedon, serb, malazez, kroat, boshnjak, slloven, turqe dhe ne anen tjeter me greke.
Po keshtu na ndodhi me Perandorine pushtuese turko-aziatike edhe pse i dhame kesaje perandorie sadriazema, agallar e pashallar, nuk na sollen kurrfar dobish, perkundrazi na sollen gjakderdhje, shkatrrim, nenshtrim e poshtrim dhe tkurrje te terojeve tona. Shih per kete marreveshjet ne Kongresin e Berlinit, Paqen e Shen Stefanit dhe marrveshjen ne Konferencen e Londres e shume marrveshje tjera te kesaj kategorie.
E njejta gje na ndodhi edhe me Mbreterine serbo-kroato- sllovene, me serbo-Jugosllavine e Titos, marrveshjet paqesore me ta, nuk na sollen kurrfar dobije, perpos gjakderdhje, dhunime, poshtrime, varferi, mashtrime, vrasje, burgosje, internime dhe shperngulje nga trojet tona, duke na asimiluar nga te gjitha anet.
Edhe sote njejte si perhere politikanet tane kryetar, ministra e kryeministra, pa mesuar fare nga e kaluara, symbylltas po nenshkruajn marrveshje te shumta paqesore, me agresoret tane pushtues serbo-malazez dhe maqedono-greke. Ato marrveshje te turpshme, prap po na sjellin me shume deme, shkaterrime, perulje, poshtrime, nenshtrime, varferi, shperngulej nga trojet tona dhe perqarje mes nesh, se sa ndonje dobi, ekonomike, politike, fetare, teritoriale, edukative, shendetesore, juridike e shtetnore.
Perqudi, edhe perkunder ketij tmerri qe po na ndodh permes politikaneve tane ne Kosove, Shqiperi dhe ne trojet tona andej e ketej kufijeve te dy shteteve shqiptare, populli po qendron indifferent, duke veshtruar duarkryq para thikes se kasapeve te brenshem ne bashkpunim me kasapet e jashtem pushtues.
Nje popull qe heshte para katastrofave te tije dhe nuk e merr fatin ne duar te veta, do te jetoi sebashku me mjerimin dhe ne fund do te zhduket fare.
Sipas mendimit tim, marrveshjet paqesore me agresoret pushtues sllavo-grek, jane shume me te demshme e më te rrezikshme, se sa tua kthejme pushken e te luftojme me ta, per mbrojtjen e trojeve tona, jeten e qytetareve, jeten e femijeve tane, shtepite, tokat dhe lirine tone, sepse askush liri nuk na dhuron. Ajo fitohet me lufte e me gjake, sidomos kur kemi te bejme me sllav e me grek. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!