“NEN DIELLIN QE NGROH TOKEN, KA VEND PER TE GJITHE!” Dr Djuyoto Suntani, misionar i paqes ne bote!
Vertete kjo thenje shume e sakte, siper permendur, sepse ne kontinentin toke nen ngrohjen e ndriqimin e Diellit ka vend per gjithe pushtuesit e per te pushtuarrit, per gjithe luftetaret trima te lirise e per tradhtaret, per gjithe kriminelet e luftes dhe per te pafajshmit, per gjithe lakmitaret e per qyqaret. Ka vend per gjithe herojte e martiret e luftes dhe per vrasesit e tyre, per dashamire te atdheut e per urrejtes te tije, per njerze vertete te paqes e per demagog te saje. Ka vende per gjithe mashtrusit e genjeshtaret e popujve, ka vend per formalist e per njerze te sinqerte, ka vend per te ndershem e te pandershem, per te dijshem e te padijshem. Kjo toke nen ngrohjen e driten e Diellit ka vend per kafshe te egra e per ato te buta, ka vende per shpeze e per insekte, ka vend per boten bimore, shtazore e per boten njerezore, siq ka vend per antarsim si misionar shqiptar te paqes , edhe pse populli i tyre shqiptar po vritet e po pritet, po dhunohet e po poshtrohet, po burgoset e po varfrohet dhe ne fund po perzihet nga trojet e veta prej fqinjeve pushtues greko-sllave. Ka vend edhe per gjithe prisit e kombeve te bashkuara, presidentet e superfuqive te botes, te cilet po krijojne kasaphane mes njerzimit te pafajshem per interesat dhe strategjite e tyre, qe ua mundesojne mbizotrimin. Ka vend edhe per gjeneralin tone shqiptar Sylejman Abazin e misionar tjere shqiptar te paqes, qe po i bejne “mrekullite” per ta promovuar “paqen”, “drejtesine”, “barazine” dhe “humanizmin” ne trojet shqiptare dhe “bashkimin” e tyre se bashku me popullaten e saje, te mos them se kan harruar tersisht ta bejne kete veprim njerzor, human e kombtar per atdheun e per kombin shqiptar, duke u shqetesuar me te madhe per paqen e botes! Kjo toke, per qudi pate vend per te gjithe, por nuk pat kurr e nuk ka vend te mjaftushem per liri, drejtesi, barazi, mirekuptim e paqe per gjithe njerzit e botes! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!