“Njihe veteveten”, kshillonte dikur filozofi i njohur Sokrati
Sa shume kemi nevoje ta njohim veteveten e sa pak e njohim, edhe pse perpiqemi ta formojme nje bindje e ta gjejme psehun e veprimeve tona dhe te kuptojme me cilin potencial intelektual, emocional, shpirteror e moral posedojme kur flasim, mendojme e veprojme.
Edhe pse mendojme se dijme diçka per veteveten, shpeshhere ai informacion per boten tone te brendeshme, per potencialin dhe vlerat qe i posedojme, eshte i gabuar.
Pedagogjia, Psikologjia e Sociologjia kane konstatuar se, njohjet per veteveten shpeshehere jane te formuara gabimisht nga ndikimi i shume faktoreve, duke u nise prej familjes, shkolles dhe mjedisit shoqeror, qe i transmetojne tek ne bindjet e veta per vlerat tona.
Vleresimi nga keta faktor, ma shume eshte subjektiv se sa objektiv, qofte kur na vleresojne larte apo kure na vlersojne ulte, kur na vlersojne per te mire, per te dijshem, te ndershem e per kombtar dhe anasjelltas, shpeshhere mbreteron subjektivizmi dhe kapaciteti i ulte intelektual e profesional i atij qe na vlerson.
Lexusi im i dashur, njihe, vleresoje, ngrite, perparoje dhe duje sa ma shume veten, nese ke deshire ti duash e ti vleresosh, sa më drejte e sa më sakt edhe tjeret. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!