Jo qe nuk po respektohet ligji e kushtetuta nga politikanet tane ne te dya shtetet shqiptare, por po shkilet me te dya kembet

Ne nje shtet ku nuk respektohet ligji e kushtetuta linde tirania, anarhia dhe vandalizmi.
Ta pervetesosh ligjin per interesat tuaja personale, partiake, grupore, te abuzosh me te, ta anashkalon ate sipas apetiteve dhe situatave te ndryshme personale, grupore e partiake dhe te shkelish me dy këmbet mbi te, eshte e pamundeshme te mos linde tirania shtetnore, qeveritare, paralamentare dhe partiake, kurse ne anen tjeter te mos linde anarhija dhe vandalizmi neper institucione te ndryshme shtetnore e private, ne partite opozitare politike, ne shoqata te ndryshme e ne grupe njerezish vandal. Eshte e pamundeshme te mos linde anarhija dhe vandalizmi ne mjetet e informacionit dhe ne institucionet e ndryshme fetare, politike, kulturore e shkencore.
Me nje fjale lufte e pakuptimt drejtuar kunder njeri tjetrit, drejtuar shkaterrimit ne mase te vendit dhe pasurise se tije. Drejtuar shkaterrimit te kultures, shkences, edukimit- arsimit, shendetesise, ekonomise , drejtesise, policise e ushtrise. Tek ne shqiptaret ka per se tepermi pervetesim te paligjshem e keqperdorim, abuzim e anashkalim te ligjit dhe shkelje me dy kembet mbi ligjin e mbi kushtetuten, sipas apetiteve personale, partiake e grupore, nga larte poshte e anasjelltas! Si shkak i kesaje dukurie negative e te qoroditur, linde anarhia e vandfalizmi ndaj çdo pasurie qe eshte kombetare, shoqerore, institucionale, familjare e personale, duke shpallur nje lufte tinzare e te heshtur dhe shkaterruse mes mes nesh!
Lexuesi im i dashur, mos u bene tiran kunder tjereve, nese je ne pushtet, respektoi ligjet e shtetit sikur syte e ballit dhe mos shkel me dy kembet mbi ligjin, sepse behesh tiran i pameshirshem dhe i pa fytyre. Nese nuk je ne pushtet mos u bene anarhist e vandalist ne raport me institucionin ku punon, ne raport me pasurine shoqerore, shtetnore e kombetare, sepse eshte fituar me djeresen e me gjakun e dikujt. Tirania, anarhia dhe vandalizmi i ka shkaterruar dhe i ka shemb shume perandori te medha te botes, e mos te flasim se sa lehte shemben e shkaterrohen shtetet tona, qe u ka hyre krimbi brejtes perbrenda dhe jane zhyte ne korrupcion, politikaj te medhej e te vogjel. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje