Pa edukate e arsimim te duhur nuk ka dinjitet e perparim shtetnor e kombtar

Nese ne kokat tona nuk prodhohen mendime me nivel te larte edukativ e vizionare per te ardhmen e kombit tone, per unitetin dhe identitetin e tije, ne si kombe do te devalvohemi dhe do te stagnojmë ne krahasim me popujt tjera te botes. Ne kete menyre te devalvuar do te funksionojne edhe dy shtetet shqiptare, duke devalvuar edhe ato vlera qe jane fituar me sakrifice e gjakderdhje te mëdha. Po nuk i aftesuam gjeneratat tona te reja me edukim patriotik e punes, edukim intelektual, human, moral e social, me edukim per drejtesine, sakrificen, guximin, me edukim per miresjelljen, respektin, tolerancen, mirekuptimin dhe  unitetin  mes nesh. Po nuk i  aftesuam gjeneratat tona te ardhshme qe te kuptojne se sa padrejtesite nau kane bere neper shekuj nga pushtuesit tane e sherbtoret e tyre si tradhtar te atdheut, nuk do te kete kurr politike shtetnore e kombetare dhe politikan ne krye te dyja shteteve shqiptare, qe do ti mbrojne e do ti persosin se bashku me popullin, virtytet e lartepermendura njerezore e kombetare, pa te cilat nuk ka jete me dinjitet. Lexuesi im i dashur, nese nuk i kontribojme secili prej nesh kauzes sone kombetare, aty ku jemi, ku punojmë e veprojme, nuk do te kete dinjitet , perparim e zhvillim shtetnor e as kombetar. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje