Une jam forca krijuese e jetes sime e jo tjeret
Derisa ta kuptojm ne detaje parimin jetesor se ne jemi forca krijuese e jetes sone e jo tjeret, do te sillemi ne nje qark pa kurrfar kuptimi per jeten. Kure e them kete po mbeshtetem ne realitetin e hidhur te qendrimit te gabushem te shumices prej nesh qe mbeshtetemi ne fajsimin e tjereve per gjendjen e pavolitshme te jetes sone.
Si po duket eshte ngulite neper kokat tona parimi inferior i arsyetimit te vetevetes dhe neglizhences sone, duke i fajsuar tjeret me bindjen, sikur mos ta kishim nje gjendje te tille politike, do ti kishim punet me mire, sikur mos te kisha lindur i varfur ne mesin tim familjar, do te isha pakez me ndryshe, sikur mos ta kisha udheheqesin e organizates punuese kaqe te dopt, do te shkelqente puna ime ne organizote, sikur te kishim gjykates te drejte, do te barazohej per te gjithe drejtesia, sikur te kishim politikan kombetar , nuk do te tallet serbija e europa me kombin tone, sikur te kishim fetar te vertete qe merren vetem me punet e Zotit, nuk do te ishim kaqe te perqar mes veti e kaqe keqeberes, sikur politikanet tane te merren vetem me interesat e politikes kombetare, nuk do te lulzonte korrupcioni, papunesia, varferia dhe keqperdorimet e shumta te pasurise kombetare, sikur te kishim shkolla e univerzitete me te mira, gjeneratat tona do te ishin me te forta per interesat e veta personale, familjare dhe per interesat kombetare, e shume arsyetime inferiore, qe e fusin ne kokat tona zhgenjimin dhe depresionin per jeten, ne vend qe te ndodh e kunderta dhe te ballafaqohemi me sfidat te cilat na pengojne ti kapercejme ato me forcen e guximit, menqurise, iniciatives dhe qendrimit stoik. Ne jemi ajo force qe duhet ndryshuar më pare veteveten e pastaj gjerat te cilat na kane zene frymemarrjen e lire te te jetuarit më njerezisht.
Lexuesi im i dashur, derisa te ndergjegjsohemi se ne jemi forca krijuese e jetes sone dhe forca e ndryshimit te gjitha te keqijave, do te jetojme si figura shahu qe manipulojne tjeret me ne gjate jetes, sikur manipulojne femija me kukullat e veta, duke e vuajtur vargun e gjate te dekurajimeve dhe depresionit, qe pason nga keto qendrime inferiore tonat para manipulimit te tjereve. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!