Sot do flas sui generis, vetem fjale te mira e te medha te fitoi më shume autoritet, grada, tituj e pasuri
As ne europe e ne azi, as ne afrike e ne rusi, as ne amerike e ne australi, sikur popullin shqiptar nuk gjene kunde ne bote!
Sa largpames e vizionar, sa punetore e humanitare, sa njerezor e kombetar, i ka politikanet, intelektualet, fetaret dhe pleqnaret e odave populli shqiptar! Trojet tona po lulzojne nga nje ndertim ne tjetrin, uniteti yne kombtar eshte sui generis si dy shtetet tona, kush jemi botes po i tregojme, se asku ne bote nuk ka si ne! Ne trojet e shqiptareve nuk ka korrupcion, nuk ka papunesi, varferi, pabarazi, padrejtesi, nuk ka narkomani e narkoman, trafikim qenjesh e amoralitet, punet po na ecin si eshte më mire e per shyhret. Askush prej popullit tone nuk ike prej vendelindjes e atdheut te vete!
Sa te urte e te dijshem, sa te sjellshem e te ndershem, sa human e modest, sa te kuptueshem e te ndjeshem, i kemi politikanet tane, intelektualet, poetet, artistet e shkrimtaret, filozofet, psikologet, pedagoget e shkenctaret, pa i harruar edhe pleqnaret e odave, ku me kulturen tone, miresjelljen, unitetin, drejtesine, humanizmin, altruizmin, trimerine dhe atedhe dashurine po i japim leksione botes njerzore! Sa te suksesshem e efektiv, sa te drejte e te perkushtuar ne profesionin e tyre i kemi mjeket, ekonomistet, juristet, ushtaraket, ingjinjeret, arkitektet, biznismenet, tregtaret, shoqatat humanitare, kulturore, historike e kombtare dhe shoqerite civile, vertete nuk kane konkurent ne bote, ku po deshmohen permes marrjes se lavdatave, mirnjohjeve, dekoratave dhe shperblimeve marr nga populli dhe nga bota.
Sa shume fat e privilegje kemi patur neper histori ne shqiptaret, qe i patem miqe te forte latino-romaket, greko-bizantinet, sllavo-ortodokset dhe turko-aziatiket, pa e harruar edhe mikun më te madhe te shqiptareve Europen, qe aq shume e lavdronte Gjergj Fishta, ne saj te udheheqjes se filozofeve, dijetar, politikaneve vizionar, te cilet e kane brumos politiken, kulturen, historine, shkencen, artin, muziken, poezine dhe dramen me vlera e virtyte më te medha njerzore, qe i kane dhene e po i japin leksioine botes se kush ishin shqiptaret dhe kush jemi! Lexuesi im i dashur, jemi me te vertete sui generis ne bote si popull e si shtet! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!