22 Mars 2016 në 10:42 PD •
22 Mars 2016 në 10:42 PD •
Miqesia, besnikeria dhe sinqeriteti eshte devalvuar bukur shume tek nje pjese e madhe e shqiptareve. Ne tryeze te rrethojne shume “miqe”, ne raste te veshtira rralle mbetet kush apo hiq.
Disa shqiptare u qendrojne besnik klaneve, partive , grupacioneve dhe puneve te liga , por kurr nuk u qendrojne besnik ideve perparimtare, idealeve kombetare dhe parimeve njerezore, humane e morale!
Ka ardhe nje kohe e pa kohe per disa daij shqiptar, ku fjala e njerezve te zakonshem nuk degjohet fare, as qe merren daite ne fjale, me fatin e tyre te rende, edhe pse deri dje ishin vet te tille e pak më zi, e sot bosa te pasurise!
Per kete populli ka thone:” jepjav pushtetin njerzeve, nese don te kuptosh kush eshte “burr e kush i paburr”, kush eshte “rod e kush eshte qerod”, kush eshte njeri e kush i panjeri”, kush eshte “kombtar e kush tradhtar”.
Populli shqiptar e ka thene edhe kete:”Mbaje besen per ata miqe qe te mbesin besnik ne raste te veshtira”, “mbaje besen per besniket”,” mos u beso kurr te pabeseve”. “Mos u shko prapa klaneve te ndryshme, partive, grupacioneve dhe puneve te liga, qe shkelin mbi interesat e tjereve dhe mbi interesat kombetare , per interesa tua te ulta personale, sepse Zoti eshte i madh, sheh dhe paguan”. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!