A i vrete ndergjegja ndojhere ata qe i sherbenin UDB-se serbo-jugosllave dhe po i sherbejne edhe tani
Si eshte e mundur me kete popull te manipulojne edhe sote, ata qe manipulan dje, duke bashkpunuar me UDB-en?! Athu jane harruar kaçe shpejte te ligat e tyre, qe ia sollen ketij vendi dhe rinise sone e cila perpiqej te lirohet nga zgjedha pushtuese serbo-jugosllave?! Athu bashkombasit e mij te Anadrinise i harruan ata qe bashkpunonin kunder kombit te vete me udbashat serb qe e ndiqnin, e burgosnin, e maltretonin dhe e diferenconin rinine e asaj kohe, e cila sa po kishte marre guximin te rreshtohet ne binaret kombetar, per ta dhene kontributin e vete per liri e pavaresi ?! Athu anadrinasit e mij i harruan kaqe shpejte ato konaqe ku e kishin qerdhen qetniket serb per me marr informacione te shpifura e te kurdisura fatkeqe per ata te rinje, qe nuk i shkonin per shtati sistemit fashist serbo-jugosllav?! Si ka mundesi te harrohen bashkpunetoret e ngushte shqipfoles, qe bashkpunonin ne menyren me te ulte njerezore me policine qetnike dhe i pergjonin ne hollesi levizjet e te rinjeve tane te asaje kohe se, te kush po shkonin, ku po hynin, çfar po flisnin e çfare po planifikonin. Si ka mundesi te harrohen kaqe shpejte policet e zije baloz çetnike me bashkpunetoret e tyre shqipfoles si, polici apo balozi i zi çetnik Rada, polici apo balozi i zi çetnik Zvonko, polici apo balozi i zi çetnik Ilija, balozi tradhtar shqiptar Ali Komandiri, e baloz çetnik tjere te cilet i bastisnin shtepite e atyre djemeve qe ndiheshin pak me gjalle dhe vepronin ne favor te kombit, ku ne mes te asaj bastisje e pati fatin edhe shtepija ime te bastiset me nje kope policesh çetnik e baloza te zije, ne balle me tradhtarin Ali Komandiri duke ma trishtuar familjen time, dhe ne mes te atij trishtimi te prinderve te mije e familjareve , me moren kasapet me duar lidhe para nenes e babajt tim , duke u talle me ta, se:” po e martojme Isen dhe sonte do ta fusim dhenderr ne Prizeren”. Ky far sherbtori i ashtuquajtur Ali Komandiri, i cili komandohej nga policet çetnik serb, edhe pse ishte vete komandir ne stacionin policor, njihej mjaft ne ate ane, se bashku me sherbtoret e tij qe i kishte ai, ku edhe i kishte strofujt neper konaqet e atyre sherbtoreve te mjere e te lige, te cilet hanin e pinin me ta sikur ata te ishin te shejtit e tyre dhe kurdisnin kurthe kunder te rinjeve shqiptare, dhe i gjuanin si shtriga djemte me te mire te kombit nga ajo ane e i turturonin dhe i maltretonin neper stacionet policore dhe ne burgun e Prizerenit, qe tua fusinin friken te mos merren herave tjera me vepra “nacionaliste”, “sesecioniste”, “kanibaliste”,”mugjahediniste”,”fundamentaliste” “irridentiste”,”sesecioniste”, qe cilesoheshin ne ate kohe nga soldateska fashiste e çetnike policore serbe, si vepra kryekput kunder jugosllavise fashiste e dominuar nga fashistet çetnik serb.
Lexuesi im i dashur, tani edhe pse shumica prej ketyre bashkpunetoreve nuk jane gjalle, bijt e tyre po na shesin mend ne politike, ne institucione te ndryshme shtetnore e private, ne institucione Univerzitare e parauniverzitare, ne biznese te nivelit me te turpshem, ne kolegje private plaqekitese te gjeneratave te reja, duke i graduar me tituj te rrejshem shkencor brenda nje nate studentet e tyre, qe ta devalvojne sa ma shume diturine, edukaten, arsimin dhe Univerzitetin tone shtetnor. Perpos kesaje te lige, po na shesin mend si patriot te devotshem dhe si veteran te luftes, edhe pse ata nuk kane bere lufte fare, si ligjirues e “intelektual” te forte, duke devalvuar ate qe vertete u arrite me mundin e gjakun e ketij populli dhe me herojte e deshmoret e ketij vendi. Mjerisht ku kemi ardhur! Edhe nese ne, i kemi harruar demet qe ia sollen vendit e vuajtjet qe ua sollen rinise sone te devotshme ne ate kohe, policija gjakatare serbe se bashku me sherbtoret e tyre te mjere shqipfoles, toka nuk do ti harroi ata qe bashkpunuan dhe ua ofruan qetnikeve serb konaqet e tyre si shtabe, ku merreshin informacione per levizjet e rinise sone te atehershme, se ku po hyjne e ku po shkojne, se me ke po rrijne e çka po organizojne, duke i anatemuar qe mos te vizitohen e mos te komunikohet me familjet e tyre , si familje te dyshuara ku benin tubime djemte shqiptare e dashamire te kombit. I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!