Ti perdorim kapacitetet qe i posedojme per te miren e jo per te keqen tone e te Atedheut

Nuk eshte mire te manifestojme vese te ulta njerezore ne deme te kombit, shtetit, ekonomise, drejtesise, ne deme te kaluares sone historike dhe te Atedheut ne pergjithesi. Nuk eshte mire te bejme perpjekje te qoroditura, qe historine dhe kulturen tone te lashte ta njejtesojme me krishterimin katolik e ortodoks dhe me islamizmin turko-aziatik. Çdo perpjekje e tille heret ose vone, do te dokumentohet se keto ideologji fetare i kemi marr nga pushtuesit tane dhe kane sherbyer e jane ne sherbim te tyre e ne deme te unitetit tone si komb, si histori e si vende dhe teritor gjeografik.
Nuk eshte mire nga ne, ta shkaterrojme ekonomine e vendit dhe ta pervetesojme padrejtesisht pasurine e tije, per interesa te ulta personale, ne deme te tjereve. Nuk eshte mire ta neperkombim drejtesine, shendetesine, arsimin, kulturen e historine duke i devalvuar dita dites vlerat e tyre. Nuk eshte mire nga ne, te korruptohemi e te poshtrohemi ne deme te atedheut e kombit ne pergjithesi, duke luajtur me zjarrin, i cili preke thelle e i pervlon ndjenjat e secilit shqiptare, qe e ndjene veten shqiptar. Nuk eshte mire ta fusim faren e perqarjes ne mesin tone kombetar duke u pozicionuar mbi baza fetare, politike e regjionale. Secili prej neve, e posedon per brenda nje gjigant te madh kapacitetesh, nje talent apo nje pjese gjeniu, qe presin t`i zgjojme nga gjumi dhe t`i perdorim sa ma njerezisht per nevojat tona personale, familjare, kombetare dhe per te miren e Atedheut ne pergjithesi. Është mekat i madh nga ana e jone, qe nuk i bejme realitet te gjitha burimet apo kapacitetet, te cilat gjenden brenda nesh dhe na japin mundesine, qe endrrat, vizionet, deshirat dhe qellimet tona t`i bejme realitet. Nese nuk deshirojme te na vdesin keto kapacitete qe i posedojme, duhet ti zgjaojme sa ma pare nga gjumi dhe t`i perdorim me ngulm, per t`i realizuar deshirat dhe qellimet, qe na takojne dhe i meritojme si individ, si familje e si komb ne pergjithesi.
Lexusi im i dashur, nuk duhet te harrojme per asnje qaste, se te gjitha kapacitetet dhe mundesite, qe na duhen t`i bejme endrrat tona realitet, gjenden brenda nesh dhe presin me padurim t`i zgjojme nga gjumi sa ma pare. I juaj, mesusi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje