Ma shume veteran se sa luftetar mes popullit shqiptar
Ruje o Zot kombin shqiptar nga veteranet e rrejshem te luftes, te cilet nuk kane luftuar por deshirojne te zhvatin pas saje, ne dem te veteraneve te vertete! STATUSIN e Veteranit mund ta merr nje luftetar i vjeter me pervoje te madhe ne lufte, mund ta merr nje atdhetar i vjeter qe ka marr pjese ne shume luftime e beteja kunder armikut. Veteran eshte ai njeri qe ka punuar per shume kohe ne nje fushe te caktuar te veprimtarise shoqerore, si: veteran i shkences, veteran i arsimit, veteran i minieres , veteran i nje ndermarrje punuse. STATUSI “Veteran” ne diten e sotit e ka humbur kuptimin dhe ia kane nderruar vendin sipas ajameve te atyre qe i kane mundesite te manipulojne me kete statuse, per qeshtje kurruptive, farefisnore e per interesa te klaneve e grupeve te ndryshme, duke ia humbur tersishte vleren shoqerore e kombetare qe e posedon ky status. Maca edhe kuca sot kane e marre statusin e veteranit!
STATUSIN e Deshmorit mund ta merr vetem ai person qe vritet ne lufte per liri, per drejtesi shoqerore e kombetare. STATUSIN e Heroit mund ta merr vetem ai qe ka kryer nje veper te larte trimerie apo shume sosh ne lufte, ai qe eshte shquar per trimeri e guxim te larte ne raport me pushtusit dhe tradhtaret e vendit, ai qe e ka dhene edhe jeten duke kryer vepra trimerie e guximi, ai qe i mishron vetite dhe tiparet pozitive ma kryesore te nje epoke dhe ai qe behet shembull frymezimi per tjeret.
Lexuesi im i dashur mos e prano kurr kete status te turpit, nese nuk ke qene vertete luftetar, nese nuk ke sakrifikuar mund, shendet, pasuri e karier, nese nuk deshiron te vdesish si shfrytezues e tradhtar i kombit! I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!