Te shemtuarit ne trup, ne koke e ne shpirt po i shkaktojne plage te medha kombit
Po nuk i luftuam sa ma pare te shemtuarit qe kane dale ne skene, pastaj do ta kemi veshtire t`i luftojme, sepse zene rrenje dhe i leshojne ato thelle e me thelle. Dita dites po viktimizohemi nga veprimett e te shemtuareve. Te shemtuarit po i devalvojne, po i shkaterrojne dhe po i poshtrojne vlerat tona kyqe, njerezore e kombtare, duke ra viktime si gjithehere te pa fajshmit.
Kure devalvohen vlerat dhe shemben ato, vendin e tyre e zene antivlerat te mbushura perplot me vese te te shemtuareve, nga nivele ma te ulta e te poshtruara. Te gjitha keto vese, konceptuar ne aspektin psikologjik, quhen smundje apo ndotje shpirtnore e te shemtuareve, qe po i shkaktojne plage te medha Kosoves, Shqiperise dhe trojeve tjera shqiptare e kombit ne pergjithesi.
Lexuesi im i dashur, nuk eshte mire ta lejojme te keqen, te shemtuaren dhe te turpshmen te na ndote shpirtin, mendjen, karakterin dhe trupin tone, nese nuk kemi deshire t`i shkatrrojme vlerat tona njerezore e kombtare, siq po bejne te shemtuarit, qe i kemi ne balle te politikes e institucioneve tona. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!