Te rijnte tane masivisht po ikin prej atdheut e shtepive te veta
9. 01. 2021
Rinia shqiptare e ka humbur shpresen tersishte ne eliten e politikaneve shqiptare te cilet udheheqin ne Shiperi, ne Kosove, në Maqedoni, ne Serbi, ne Greqi e ne mal te Zi, se ajo elite politike do te merret me hallet e problemet e rinise shqiptare, me shkollimin e punesimin e tyre, pos interesave te veta personale, grupore e partiake.
Nga ky fenomen antikombtar e antinjerezor, anti moral e antihuman, rinija jone e ka kap koken ne duar dhe po iken masivisht nga shtepite e trojet e veta, qe te tretet rrugeve te botes per ta siguroi buken e gojes.
Numri më i madh i atyre qe e merr rrugen e mergimit eshte pjesa më vitale e pjesa më e shkolluar e kombit shqiptar, per te cilen aspak nuk e qane koken elita politike e shqiptareve andej e ketej kufijeve, te cilen elite e pate dhe e ka ne balle te politikes qe dy dekada me radhe populli shqiptar.
Për dallim nga vitet e shkuara, tani arsye parësore nuk është vetëm papunësia dhe skamja, por deshpërimi i thelle në eliten politike shtetnore te Kosovës e te Shqiperise dhe nga ndjeshmëria se nuk kemi një sistem politik e shtetnor i cili vlerëson drejte e pa anime dhe shpërblen arsimimin , profesionalizmin dhe punën e profesionalisteve, te cilen elita politike e ka politizuar skajshmerishte duke emruar pergjegjes te ndryshem e militant nga radhet e parties ne pushtet, te cilet nuk jane aspak kompetent e te pergatitur per pergjesite qe ua apin lideret e tyre partiak.
Rinia jone, pjesa më vitale e kombit e kanë humbur besimin se gjërat mund të shkojnë persembari e drejtë një prosperiteti dhe drejte një mirëqenie shoqerore, per te cilen askush nuk e qane hallin e pozites se saj te mjere e te katandisur ne vendin tone.
Pozicioni ne te cilen ka ardhe rinija, po krojon presion gjithnje e më shume tek ajo qe te largohen masivisht nga trojet e shtepit e veta. Kete zbrazje massive te trojeve tona, po e minimizon politika antikombtare e Kosoves dhe Shqiperise, qe ta zgjasin edhe metej jeten zhvatese te tyre ndaj trojeve shqiptare e popullates se saj. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!