Të njohim veteveten, historine tone kombetare dhe boten qe na rrethon, duhet lexeuar, hulumtuar e studjuar më shumë
Nuk mund te behemi kurr njohes te mire te vetevetes, te paisemi me dituri, te behemi te pasur, human e te ndershem, te behemi intelektual te forte e profesionalist, politikan largpamse e besimtar te sinqert ne Zot, pa dokrra e djallezira te ndryshme fetare, nuk mund te behemi kurr edukator te mire per femijet tane e per gjenerata te reja, te behemi kombetar te guximshem, te dashur, punetor e sakrifikues per atedhe e per liri, nese nuk lexojme, mesojme, hulumtojme e studjome dhe nuk punojme dite e nate, qe te paisemi me dije, kulture dhe edukate kombetare, njerezore, humane, morale, estetike intelektuale dhe edukate te punes.
Eshte per te na ardhur keqe se sa ia kemi kthyer shpinen dhe e kemi zvogluar bukur shume vullnetin e dashurine per librin, per leximin, hulumtimin dhe studimin, qe permes tyre te paisemi me pervoje te ndryshme njerzore qe bartin librat dhe te pergatitemi denjesisht me nje pervoje per nje jete te lumtur e te devotshme personale, familjare, shoqerore, institucionale, shtetnore e kombtare.
Si mund te behemi te pasur, dijetar, politikan te mirfillt e vizionar, fetare te sinqert qe e besojme Zotin sinqerisht e pa lajka, si mund te behemi edukator te femijeve tane ne familje dhe edukator te gjeneratave te reja, si mund te behemi kombetar te guximshem e vizionar, te dashur, punetor dhe sakrifikues per atedhe e per liri, nese nuk lexojme, nuk studjojme e nuk hulumtojme dhe nuk paisemi me njohuri bashkohore, te cilat i kerkon pasuria, i kerkon dituria, i kerkon politika, feja, i kerkon edukata, kultura, i kerkon familja, shteti dhe kombi?! Keto vlera nuk arrihen me njereze qe nuk lexojne, nuk hulumtojne, studjojne e punojne dhe me njerze pa dije. Mjafton tua hedhim nje sy disa njerzve te biznisneseve, akademikeve, intelektualeve, politikaneve e klerikeve fetare , qe kane marr pergjegjesi neper sektor e institucione te ndryshme publike e private dhe neper shoqata te ndryshme sociale, politike e shoqerore, do ta hetojme pa kurrfar veshtiresie, se sa ne pozita te palakmushme intelektuale, edukative, kulturore e profesionale qendrojne.
Ky eshte mjerimi qe i pret te gjithe ata qe nuk lexojne, nuk studjojne e nuk paisen me pervoje te ndryshme njerezore e profesionale qe i ofrojne librat e ndryshem te botes dhe librat e kombit tone. Ju nxenes e student te dashur shqiptar, politikan e fetare, biznismen e intelektual, prinder e edukator, mesimdhenes e drejtor dhe prise te shoqatave te ndryshme, kordinator e udheheqes te Unitetit Global Alban- UGA-se, mos ia ktheni shpinen leximit, mesimit, studimit e hulumtimit deri ne diten e fundit te jetes, duajeni librin si syte e ballit, si zemren dhe si shpirtin, nese keni sa do pake deshire, ta njihni sa me shume veteveten, tjeret, historine tone kombetare, kulturen dhe boten e cila na rrethon.
Pa kete potencial te fuqishem njerezor, i quajtur lexim, mesim, studim e hulumtim dhe pa vullnet e dashuri ndaj librit, do te mbesim pak njerez apo hiq per veteveten, per familjen, per kombin, per shtetin dhe per mbare njerezimin e botes. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!