Ta pastrojmë e ta mbrojmë nga ndotjet shkatërruse botën tonë shpirtërore
04. 10. 2015-ripostim
Të gjitha problemet që po i ndodhin botës natyrore, botës shtazore dhe botës njerëzore, janë pasojë e mënyrës së sjelljeve tona, të cilat po manifestohen sipas nivelit të ndërgjegjës sonë dhe nivelit të ndotjes shpirtërore që e posedojmë dhe e manifestojmë në raport me natyrën, me shtazët, shpezët, insektet dhe në raport me njerëzit e kësajë bote.
Nëse punojmë seriozisht e sistematikishtë ta ngrisim sa më lartë nivelin e ndërgjegjës dhe ta pastrojmë e ta mbrojmë ndotjen e botës sonë shpirtërore, emocionale, intelektuale, morale, humane, sociale e njerëzore, do ta shpëtojmë nga katastrofa bota natyrore, njerëzore dhe atë shtazore.
Niveli ultë i ndërgjegjës sonë dhe niveli i ndotjes shpirtërore që e posedojmë, është shkaktar i shumë fatkeqësive natyrore, fatkeqësive të botës shtazore, luftrave të shumta mes njerëzve, numrit të madh të pastrehëve, vdekshmerisë së madhe të njerëzve nga varfëria, smundjet e ndryshme, luftrat e pergjakshme, deficitet e mëdha buxhetore, shkatrrimi në masë i ekosistemëve, vrasjeve të shumta kriminale, terroriste e gjenocidale!
Trafikimi me qenje njerëzore, drogimi i tyre me substanca narkotike, prosticucioni, papunësisa, korrupcioni, nepotizmi, uzurpimet, keqperdorimi i pasurisë shoqërore e kombëtare, ndarja, mbi baza fetare, mbi baza politike, kombëtare e racore dhe shumë e shumë dukuri tjera negative, të cilat pasohen shkaku i nivelit të ultë të ndërgjegjës sonë përsonale e kolektive dhe shkaku i nivelit të ndotjes së botës sonë shpirtnore, emocionale, intelektuale, morale, humane, sociale e njerëzore të cilat po pasqyrohen përmes sjelljeve tona vetëshkatërruese.
Lexuesi im i dashur, mbrojtja dhe pastrimi sistematik i botës sonë të brendëshme, bëhet përmes investimeve të përhershme kapitale që e qojnë përpara vetezhvillimin tonë përsonal dhe vetëzhvillimin tonë kolektiv, shoqëror e kombtar, duke i zavendësuar veset tona të liga e të shëmtuara, me virtyte njerëzore. Te gjitha dukuritë e shëmtuara vetëshkatërruese që u përmendën më lartë, janë pasojë e ndotjeve tona shkatërrimtare, që gjenden brenda nesh, fatkeqësisht!
Po deshëm me zemër e me shpirtë dhe me këmbëngulje ti eliminojmë veset e dukuritë tona të shëmtuara qe gjenden brenda nesh gjatë jetës dhe që po e vetëshkatërrojmë botën natyrore, shtazore dhe dhe botën njerëzore, do t’ia dalim. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!