Oqeani dhe deti, politika dhe feja kamuflojnë shumçka të rrezikshme përmbrenda veti

12. 10. 2019- ripostim

Politika, feja, oqeani dhe deti, në siperfaqen e tyre fshehin e premtojnë qetësi e kënaqesi mashtruese, kurse përbrenda tyre vlojnë rrymime e përdredhje të shumta shkatrruese, për të kapërdirë çdo gjë që gjejnë përpara llavat përdredhëse të tyre.

Po ramë viktimë e këtyre kamuflimeve dhe premtimeve mashtruese, nuk do të shpëtojmë lehtë nga rrembimi i rrymimeve dhe valëve përdredhëse e vdekjeprurese të oqeanit e detit dhe dinakrive, cinizmave, injorimeve e mashtrimeve fetare , politike e ideolopgjike që u vlojnë përbrenda botës se mistershme të tyre e të disa intelektualëve shqiptar, misionar të paqës e shërbtor të politikave shkatërruse të kohës, që u shërbejnë qarqeve e qendrave të ndryshme antishqiptare për interesa të veta përsonale dhe për karierë të mjerë, siq janë edhe vetë mjerana.

Ata që renditen me kolonën e dashamirëve për rregullimin e qështjes kombtare shqiptare, punojnë e mësojnë ditë e netë gjatë tërë jetës që të jenë syqelë të mos bijnë lehtë viktimë e qetësive dhe premtimeve të kamufluara mashtruese politike, fetare, detare dhe oqeanike, sepse përdredhjet dhe rrymimet e tyre qe u vlojnë përbrenda janë të pamëshirshme e vdekjeprurëse, për qështjen tonë kombtare të pazgjidhur.

Uroi nga zemra që tani e tutje të ketë sa më shumë intelektualë, politikanë, klerikë fetarë e qytetarë të devotshëm, që punojnë, mësojnë dhe veprojnë të jenë lajmtar e pararojë e kombit shqiptar, që të mos bije viktimë e perdredhjeve, rrymimëve e valëve shkatërruse që prodhohen nëpër kushzina të ndryshme greko-sllave, të cilat përherë kanë qenë dhe janë shkatërruse të interesave tona kombtare dhe zaptus të trojeve shqiptare nëpër shekuj, dekada e deri me tani, me të njëjtin synim qnjerzor, duke vrare e prere shqiptar, duke burgosur e dhunuar dhe duke i blerë tradhtarët, lakmitarët e krieristët që gjenden në mesin tonë dhe duke i varfruar në çdo aspekt qytetarët shqiptar e duke i përzën me dhunë nga trojet e veta para syve të botës dhe Europës. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje