Për aqë sa e vrasim kohën, po për aqë na vretë ajo neve

15. 10. 2015- ripostim

Kohën e kemi dhuratë të barabart gjithë njerzit e botës pa dallim feje, regjioni, kombi, gjinije, politike dhe pa dallim race. Edhe pse na është dhuruar gratis, ajo është më e qmueshme se sa ari e dollari.

Nëse kohen e qmojmë dhe e vlerësojmë më shumë se sa arin e dollarin, shumë të mira të kësaj bote do ti posedojmë.

A thu po e vlerësojmë kohen për aqë sa e ka vlerën ajo? Jo! Sepse po e vrasim mizorisht shpeshherë ate! Por edhe neve sa e sa vrasjet mizore, po naj bënë ajo gjatë jetës dhe nuk po e kuptojm fare?!

Nëse e vrasim kohën kot dhe nuk e investojmë ate në shërbim të lirisë, pavarësi e bashkimit kombtar dhe trojeve tona, do të na vras ajo qinda herë më shumë me robëri, nënshtrim, poshtrim, coptim, përqarje dhe përulje mes pushtusëve tanë gjakatar, terrorist e gjenocidal sllavo-grek!

Nëse e vrasim kohen kot dhe nuk e investojmë ate të marrim sa më shumë dituri e edukatë, të paisemi mjaftushëm me dëshirë, vullnet, guxim, vendosmëri e dashuri, aftësi e shkathtësi për ta fituar lirinë e plotë, për ta mbrojtur atedheun, për ti bashkuar pjestë e tij, ajo do të na vret qindaherë më shumë neve me padituri, pa edukatë, pa vullnet e guxim, pa dëshirë e dashuri duke na e mpreh shpatën e tradhtisë ndaj atedheut.

Ata që e vrasin kohën me kotësira, ajo do t’i vras me budallira, varfëri e xhelozi, me përqarje, urrejtje, hasmëri e vëllavrasje mes shqiptarëve, duke i lënë pas shpine dituri e edukatë, vullnet e guxim, dëshirë e dashuri aftësi , shprehi e shkathtësi për atëdhe e për liri.

Lexuesi im i dashur mos e vraj kohën kotë, sepse ajo në të njejtën mënyrë do të na vras neve, ndoshta qindaherë më shumë! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje