Emocioni dhe logjika janë shtytësit e transformimit të errësirës në dritë dhe plogshtisë në levizje

03. 10. 2023

“Nuk mund të ketë transformim të erresirës në dritë dhe transformim të plogshtisë në lëvizje pa patur emocion” Carl Jung

Mendimi i Jungut ka vuar në pah vlerën që posedojnë emocionet në transformimin e errësirës në dritë dhe plogshtisë në levizje. Errësira dhe plogshtia janë armiku më i madhë i dritës, lëvizjes, përparimit dhe përsosjes sistematike të njerëzimit gjatë organizimit të procesve të ndryshme jetësore. Mendimet, emocionet, bindjet, besimet, pikëpamjet, janë shtytës kryesor që qojnë drejtë dritës së diturisë, përsosjes emocionale, intelektuale, morale e kombtare dhe anasjelltas.

Që qojnë drejtë përsosjes edukative, përsosjes dhe ngritjes së vullnetit, dëshirës, guximit dhe dashurisë, pa të cilat na kaplon errësira, padituria, plogshtia, dembelllaku, melankolia, urrejtja, xhelozia, hasmëria dhe përqarja mes veti.

Si po duket tek ne shqiptarët po na mungon bukur shumë forca e emocionit dhe logjikës, bindjes dhe besimit, vullnetit e guximit, dëshirës dhe dashurisë, që na mundësojnë ta transformojmë errësirën në dritë dhe plogështinë në forcë dinamike lëvizëse të proceseve të ndryshme organizative jetësore!

Nga kjo mungesë me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dije pajtojmë me errësirën dhe plogshtinë, me përqarjet e hasmërinë, me urrejtjen e gjelozinë mes veti si shoqëri e si komb! Poashtu pajtojmë me pushtimin e nështrimin, me burgosjet, me vrasjet e poshtrimet dhe me terrorin e gjenocidin që e kanë shkaktuar e po e shkaktojnë fqinjët tanë pushtues greko-sllav, nën përkrahjen dhe stimulimin e Europës plakë.

Derisa të na mungon forca e emocionit dhe logjikës, bindjes dhe besimit, vullnetit e guximit, dëshirës dhe dashurisë, nuk do të ecim përpara dhe nuk do t’i ndryshojmë kurrë gjërat për të mirë e në favor tonin. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje