Shqiptarët i kanë paguar e po i paguajn shtrejtë teoritë konspirative, raciste e përqarëse mbi baza fetare
21. 08. 2023
Që nga pushtimi i Ilirisë prej Latino-romakëve dhe Heleno-bizantinëve dhe që nga ardhja e sllavëve në Gadishullin tonë Ilirik, nuk kanë pushuar së vepruari teoritë konspirative, raciste e përqarëse mbi baza fetare, politike e regjionale mes shqiptaro-ilirëve, si nga jashtë prej pushtusëve tanë, si nga brenda prej grupeve të ndryshme shqiptaro-ilire! Këto ide konspirative mbi baza fetare, politike e regjionale, i kanë paguar dhe po i paguajnë shumë shtrejtë shqiptarët dhe paraardhësit tanë ilir! E quditshme, edhe pse përjetuam fatkeqësi të mëdha nëpër shekuj e dekada, ende nuk jemi mbush mend rreth kësaj vetëvrasje!
Miku im i qmuar dhe intelektuali Margarit Nilo, sot më ka befasuar me një konstatim të tij për ne shqiptarët, i cili thot: “Shqiptaret rreth 60% e kane perqafu muslimanizmin. Shqiptar, nuk jane ata qe ndiekin fene me tradita arabe”!
Pyetjet dhe përgjigjet e mia pasuan për mikun tim dhe intelektualin Nilo:
Ata që ndjekin fenë me tradita Ruso-sllavo-greke, janë shqiptar apo jo Margarit? E ata që ndjekin fenë me tradita italjane, gjermane, angleze, çka na qenkan?! Sipas kësaj teorie qorre, konspirative, dashakeqe dhe raciste fetare për shqiptarët, po na dilka se në Shqipëri nuk paska shqiptar, në Kosovë poashtu dhe në trojet shqiptare nën qizmën e pushtusëve greko-sllav nuk paska shqiptar, pos 60% turko-arabo aziatik, 20% ruso-sllavo-grek dhe 20% Italjano-gjermano- anglezë!
Me këtë mentalitet racist fetar e me teori të tilla konspirative e kanë vrar dhe po e vrasin vetëvetën shqiptarët që 2 mij vite. Mentalitet i qoroditur dhe racor, fatkeqësisht Margarit Nilo!
Teori të tilla konspirative e raciste mbi baza fetare, politike e regjionale po gjallërojnë ende në trojet shqiptare, të inspiruara nga jashtë prej qarqeve të ndryshme propagandistike antishqiptare, dhe nga brenda prej grupe individësh që kanë ra viktimë e këtyre qarqëve, të shitur për pak pare të pista!
Kurë vritemi ne shqiptarët nga brenda, nuk ka kush të na qanë hallin. Kurë vritemi nga jashtë, ka dikush që mund të na qaj hallin, nëse vërtetë e meritojmë përkrahjen dhe e kemi bërë vendin për përkrahje. Nëse nuk e meritojmë përkrahjen dhe nuk e kemi bërë vendin, duhet sa më parë të mbushemi mend e të punojmë në këtë drejtim ditë e netë, nëse nuk pajtojmë të zhdukemi për ditë e nga pak duke vrarë e shkatërruar vetëvetën! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!