A është e bazuar dhe e menqur apo jo besimi, bindja dhe shpresa jonë tek njerzimi i botës
23. 08. 2020- ripostim
Rregullat e kota apo gjepurat thënë më mirë që bazohen në supozime dhe mbështetën në to në mungesë të faktëve dhe argumentëve shkencore, me idenë se qenjet njerëzore në pergjithesi apo popujt të cilëve u takojmë në veqanti, janë kryesishte qenje të mira apo kryesishtë qenje të këqija, unë përsonalisht këto ide i konsideroi gjepura apo rregulla të kota qellim kqija, të pa mbështetura në fakte e argumente shkencore dhe bindëse.
Rregullat e kota apo më mire me thënë gjepurat që bazohen në supozime negative për njerëzimin, në përgjithësi dhe për popujt në veçanti, apo grupe njerëzish që i perkasin kombësive, partive të ndryshme, shtresave shoqërore dhe besimëve fetare, unë kam bindjen time përsonale të dyshoi, të mos bindem, të mos besoi dhe të mos shpresoi asesi në ato supozime dhe ide të pa mbështetura në fakte e argumente bindëse e shkencore.
Për aq sa kam lexuar dhe përvetësuar njohuri deri më tani, nuk kam gjetë prova bindëse e shkencore, se ne kemi lindur në këtë botë si qenje të kqija njerëzore në përgjithësi apo si qenje të këqija përkatëse të një populli në veçanti. Përkundrazi ka ide të mirëfillta se, qenjet njerëzore vijnë në këtë botë si një” leter e paster”, ku gjatë jetës në te shkruhet përvoja njerëzore, e mirë apo e keqe qoftë ajo.
Megjithate këndvështrimet, mendimet, besimiet, bindjet e pikëpamjet pesimiste, ndikojnë negativisht tek miliona e miliona njerzë, po ashtu edhe tek grupe njerëzish që u perkasin popujve të caktuar.
Po më duket se zë vend meritor në këtë shkrim timin, qe po bëhet fjalë për mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet e ndryshme ndaj njerëzimit të botës në përgjithësi dhe ndaj popujve në veçanti, ka konsideratë mendimi, bindja, besimi dhe pikëpamja vizionare e Gandit, i cili thot:” Nuk duhet ta humbisni shpresën, besimin dhe bindjen në njerëzimin e botës në përgjithësi dhe në popujtë e ndryshëm n`veçanti, si pjesë përbërse e njerëzimit”.
“Njerëzimi është një Oqean; në qoft se disa pika të Oqeanit janë të ndotura, Oqeani nuk behet i pist”, edhe pse ndoshta nga trazimi i valeve mund te turbullohet pjeserisht!
Është e domosdoshme për ne, që në mënyre sistematike të bëjmë përpjekje t`i kultivojmë, t`i rrisim, t`i zhvillojmë, t’i përsosim, t`i kalisim e t`i humanizojmë vlerat tona shpirtërore, emocionale, intelektuale, morale, humane e kombtare, që t`i tejkalojmë pengesat dhe vështirësite të cilat na dalin para, si pengesë për t`i realizuar deshirat dhe synimet tona njerëzore e kombtare gjatë jetës, që ta meritojmë, besimin, bindjen dhe shpresen e njerëzimit dhe popujve të botes. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!