Serbia rreth Trepçes e Kosoves – Evropa, politikanet dhe intelektualet shqiptare po bejne sehire apo?!
Serbia i ka bere perpjekjet gjithmone dhe po i bene me ngulm, per ta” mbrojtur” Kosoven si, “toke te shejte serbe”, si “djep i saje ku lindi dhe u rrite serbizmi” dhe si “toke e kishave ortodokse sllave(Kosovo i Metohija”). Kete e beri dhe po e bene Serbija, jo me e mbrojte realitetin, por me i mbrojte ozurpimet e pushtuara te pasurise se pafundme qe gjendet ne gjigantin e madhe Trepça dhe pasurive tjera nenetokesore e mbitokesore te Kosoves. Strategjija e Serbise pushtuese, perhere e ka luajt lojen e perdorimit te Trepqes, per ti blere miqte e vete ne Evrope e gjetiu, permes karemit te quajtur Trepçe dhe per ti shtuar sa me shume kundershtaret ne dem te kombit shqiptar. Permes pasurise se ketij gjiganti dhe pasurive tjera nentokesore te Kosoves, Serbija u be faktor vendimtar ne ballkan, me perkrahjen e forcave vendosese te Evropes dhe Rusise. Edhe evropa, edhe Rusija, edhe Stambolli, per hater te ketij gjiganti Kosovar dhe pasurive tjera nentokesore qe I posedon Kosova, i thyen shtizat e ndergjegjes se “civilizimit” te tyre dhe po i thejne edhe sot, ne favor te Serbise e ne favor te vetin, duke vepruar pameshirshem ne dem te qeshtjes sone kombetare. Serbija para se te “largohet” nga trojet tona, e ka bere nje marrveshje te njeanshme me agresorin tjeter te shqiptareve, me Greqin, gjaja se greku ka investuar miljardat, e ne fakt nuk eshte investuar as nje cente, por jane bere marrveshje sekrete, qe tia qesin ne fyte lakun pushtues Kosoves dhe ja, ku po i del duçi. Kurse ne anen tjeter politikanet dhe intelektualet tane te trullosur, per asnje qast nuk i kane hetuar e nuk po i hetojne keto dhelpni cinike te Serbise e te Greqise, qe e kane luajtur dhe qe po e luajn lojen dinake te ozurpimit te pasurise shqiptare ne trojet e tyre. E ter kjo dinakeri eshte bere dhe po behet para syve te botes dhe per qudi, nuk pati dhe nuk ka reagime nga politikanet dhe intelektualet tane, per te kerkuar logari se me cilen te drejte nderkombetare eshte bere kjo nderhyrje ne dem te qeshtjes shqiptare, sepse Trepça ne te gjitha periudhat historike ishte dhe eshte prone e Kosoves, gjithashtu nuk pati dhe nuk ka, as politikan e as intelektual ne mesin tone kombetar, qe te bejne orvatje per ta mbrojtur kete gjigant Kosovar dhe pasurite tjera ne kosove! Ne njeren ane investoheshin rrena te turpshme greko-serbe, per shitjen e blerjen e aseteve te gjigantit Trepça, e ne anen tjeter shfrytezoheshin asetet e saje. Per shkak te ketij shfrytezimi te eger sllavo-grek, ne aleance te kurdisur, Trepça mbete nje dinosaur i shkaterruar e i demoluar tej mase, duke i perzen nga puna mbi 20 mije shqiptar. Evropa duhet ta dije dhe e dine me siguri, se si mbylleshin minatoret shqiptar per tia mbrojtur nderin dhe pasurine Trepçes dhe per ta mbrojtur veteekzistencen nga sulmet barbare serbosllave. Ku ishin e ku jane keta politikan e intelektual te mjere shqiptare, qe nuk e ngriten zerin ateher e nuk po e ngrisin zerin tani, per te gjitha keto manipulime e poshtrime serbe ne kordinim me greket, e ne pajtim me interesat evropiane, te blera nga Serbija me pasurine e Trepçes sone, permes te ciles pasurohej, ndertohej dhe zhvillohej vete, kurse shqiptaret vuanin per buken e gojes, duke vrapuar rrugeve te Evropes, si krah fizik i punes, ne dobij te evropianeve , per ta siguruar nje kore buke per veti.
Lexuesi im i dashur, kjo eshte loja me Kosoven, te quajtur “djep dhe toke e shejte serbe”, nga Serbija, nga Rusija, nga Greqija dhe nga Vatikani, qe i kane rrenjet e interesave te veta ne thellesite e tokes se pasur te Trepçes dhe ne thellesite e pasurive tjera qe gjenden nen token e Kosoves. Kjo eshte loja e Uneskos qe i mbron kishat e uzurpuara nga pushtimet serbo-sllave, ne dem te qeshtjes sone kombetare, duke ua marr edhe tokat e bukes kosovareve, sepse na “qenkan toka te kishave sllavo-ortodokse”, qe tua zgjerojne hapesiren rrethe kishave popadikave, qe i luten Trepçes dhe pasurive tjera te kosoves , ne vend qe t`i luten Zotit. Per qudi kete lutje te “shejte” po e miraton edhe Evropa, edhe Rusija edhe Vatikani edhe qarqe tjera ne bote! Deshem e nuk deshem ta pranojme ne shqiptaret, ky eshte fati i yne qe po sillet e po pshtillet ne dem tonin dhe me fajet tona, permes Trepçes, permes kishave ortodokse te ozurpuara nga greko-sllavet, permes “tokave” te ketyre kishave e permes dredhive e poshteriseve tjera. Ne shqiptareve na ka mbete te merremi me luften kunder xhihadit, kunder fundamentalizmit, qe mos te perhapet ne “dem” te “tokave kishtare” e ne “dem” te Trepçes, apo siq po e quajn gjakataret serb ne “dem” te” kosovo i metohija”. Ne shqiptareve na ka mbete ta gjejme “gjenezen” se a ishim greke apo romak, a ishim sllave apo turqe, tjeter gje me rendesi nuk na ka mbete, sepse jemi edhe te kurdisur mire kunder vetevetes, duke pare endrra me sy te hapur, ne dem te qeshtjes sone kombetare. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!