Pse nuk e bëne shtet apo perandori Ilirine e Arberine, Iliret dhe Arbreshet?!

Sepse Iliret s’u bene kurre popull, por mbeten fise! Ata nuk e formuan nje shtet, apo nje perandori , por i formuan disa shtete apo principata! Iliret dhe principatat e tyre nuk ishin ne unitet luftarak, perballe pushtueseve te perendimit dhe te lindjes! Nje principate apo dy lidhnin aleance ushtarake me shtetin armik latino-romak, per te luftuar shtetin apo principaten tjeter ilire! Principata tjeter lidhte aleance me shtetin armik bizantin per te luftuar principatat tjera Ilire. Iliret nuk donin te behen perandore te Ilirise, por beheshin perandore te Romes dhe Bizantit, kunder princerve e principatave Ilire! Fiset ilire zgjoheshin vone, ngriteshin njeri pas tjetrit ne kryengritje antiromake, antibizantine e antisllave dhe asnjehere te bashkuar! Disa fise ilire nuk u zgjuan kurre nga gjumi i roberise romake, bizantine e sllave dhe u asimiluan tersisht!
Arbereshet, porsi Iliret, nuk donin te kenin vetem nje Arberi te perbashket, por donin shume principata arberore! Arbereshet mezi pritnin per te luftuar ne mes veti per principatat e tyre. Dhe keshtu, princ pas princi shtoheshin principatat arberore, kurse Arberia nuk formohej e nuk çlirohej kurre! Mbi germadhat e perandorise romake, ngritej perandoria bizantine dhe shembte per toke çdo gje qe gjente perpara. Disa princer vriteshin me shpate ne dore, disa merrnin ne sy boten, disa arratiseshin maleve, disa tjere shnderroheshin ne vazale, ne mercenare e sherbetore te pushtueseve, per nje grade apo per nje post!
Pa u tha ne leter vula e Beselidhjes se Lezhes, Nikolle e Pal Dukagjini ia kthyen shpinen Gjergj Kastriotit – Skenderbeut! Mojsi Golemi, nga lakmia e zilia, tradhetonte Skenderbeun dhe ne krye te ushtrise osmane sulmonte Arberine, popullin e vet dhe ushtrine arberore te Gjergj Kastriotit! Hamza Kastrioti, nga lakmia e xhelozia, tradhetonte xhaxhain e vet dhe arratisej e kthehej ne balle te ushtrise armike per te nenshtruar Arberine, dhe per ta mposhtur Gjergjin! Princerit arbereshe nuk ishin ne unitet politik e as luftarak, ne lufte kunder roberise Osmane! Ata luftonin, hapur e prapa shpine, njeri-tjetrin, per zgjerimin e principatave te tyre, jo per çlirimin e Arberise! Arbreshet lidhnin aleance here me Venedikun e here me Turqine, here me njerin e here me tjetrin, per interesa te ngushta te princerve feudale, duke luftuar vllaj me vllane, qe ta nenshtrojne njeri tjetrin!
Skenderbeu luftoi per nje çerek shekulli rresht per ta çliruar Arberine, por s’e çliroi dot! Ai pat mundesi ta çliroje dhe ta zgjeroje vetem principaten e Kastrioteve! Skenderbeu nuk mujti ta çliroi e ta bashkoi Arberine ne tersi. Ushtrite osmane Skenderbeu i theu dhe i shpartalloi me dhjetera here, por princerit dhe principatat arberore nuk mujti t’i bashkoje dot! Ata nuk e donin unitetin, bashkimin e çlirimin! Ata nuk e donin Arberine e bashkuar, te lire e sovrane! Ata e donin Arberine e copetuar ne disa principata te roberuara e vazale te Turqise! Dhe keshtu, luhej vallja e moçme iliriane ne truallin e Arberise. Princerit egoiste e ziliqare arbereshe, nuk e perkrahen ushtarakisht Skenderbeun! Leke Dukagjinit vone i ra nder mend qe te shkule leshrat e tij per vdekjen e Gjergj Kastriotit! Edhe pas vdekjes se Skenderbeut princerit dhe principatat arberore nuk u bashkuan kurre ne lufte te perbashket kunder pushtueseve osmanllinj! Vazhdoi copetimi i Shqiperise! Vazhdoi avazi i vjeter i shqiptareve, vazhdoi edhe roberia e tyre dhe Shqiperise! Lexusi im i dashur, sa shtrejte e kemi paguar lakmine, xhelozine, perqarjen dhe tradhtine mes nesh! Autor i shkrimit: Fridrik Ndoci, shkurtuar dhe modifikuar nga ana ime. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje