Satatusi i kombit shqiptar sot- Akademik Esat Stavileci
(Shtruarja e temës sensibilizuese gjate vitit 2007 per opinjanin politik e kombetar, per politikan, intelektual, fetar, akademik e shkenctar)
“Kësaj radhe nuk është tema që përzgjodhi kohën, por e kundërta, koha që e përzgjodhi temën. Tema është mjaft serioze që t’i qasësh në “mënyrë relaksuese”; është mjaft tensionuese që t’i qasësh në “mënyrë krejt të qetë”; është mjaft e ngrohtë që t’i qasësh në “mënyrë krejtësisht të ftohtë”. Gjendja në të cilën ndodhet sot çështja shqiptare përgjithësisht, 95 vjet pas Pavarësisë së Shqipërisë, kërkon një shqyrtim të veçantë: më shumë politik, se historik; më shumë meditues, se verbalizues; më shumë kritikë, se oportunizues, sepse :
• edhe 95 vjet prej Pavarësisë së Shqipërisë, përkundër zhvillimeve, veçanërisht në disa segmente të veçuara të saj, siq është rasti me Kosovën, çështja shqiptare vazhdon të jetë ende me ca të panjohura;
• edhe 95 vjet prej Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët ende jetojnë të pjesëtuar për gjashtë;
• edhe 95 vjet prej Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarëve ende u mungon një strategji kombëtare se si t’i qasën realizimit të objektivave të tyre kombëtare;
• edhe 95 vjet prej Pavarësisë së Shqipërisë, çështja shqiptare ende nuk kundrohet dhe nuk shtrohet si një dhe e bashkuar,
prandaj ende kemi:
• një Shqipëri kombëtarisht të cunguar;
• një Kosovë, pa status të përkufizuar dhe një pjesë të saj përfundimisht të paçliruar;
• një Kosovë Lindore, nga të huajt të sunduar;
• një entitet shqiptar në Maqedoni, të pabashkuar;
• një komunitet shqiptar në Mal të Zi, kombëtarisht të paemancipuar;
• një Çamëri, pothuajse të harruar;
• shqiptarët në Turqi, gati të asimiluar;
• një mërgatë shqiptare, partiakisht gati të shpartalluar;
• një diplomaci shqiptare, ende të paunifikuar;
• një politikë kombëtare, ende të paformësuar.
Thelbi i fjalës sime nuk është shprehja e skepticizmit ose mbjellja e mosbesimit për të ardhmen e shqiptarëve, sepse po të thuhej fjala e fundit, e para, në të ardhmen më të afërt ose më të largët, Ballkanin do ta dominojnë shqiptarët, por mobilizimi për ti bërë realitet objektivat tona, për t’i shfrytëzuar rrethanat e kohës në të cilën po vendoset për fatet e popujve, po mungon ne nivel kombetar”.
Lexuesi im i dashur mendo e logjiko vete se sa large jemi si komb per ti bere realitet keto qasje shkencore te Akademik Esat Stavilecit per zgjidhjen e qeshtjes sone kombetare. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!