Qasja e zgjidhjes se problemit tone kombetare, sipas Akademik Esat Stavilecit

Keshtu e parashihte qasjen e zgjidhjes kombtare akademiku yne:

“1. Çështja shqiptare u takon të gjithë shqiptarëve, prandaj me të do të duhej të merreshin të gjithë shqiptarët.
2. Padyshim se përgjegjësinë më të madhe e ka dhe duhet ta ketë Shqipëria dhe ajo do të duhej të vëhej në “ballë të detyrës”, nga spektator të shndërrohet në aktor.
3. Angazhimi i shqiptarëve do të duhej të fokusohej në ruajtjen e jashtme të tërësisë së çështjes, duke mos miratuar çelnikosjen e pjesëve të copëzuara të saj me zgjidhje të pjesshme.
4. Përcaktimet dhe zgjidhjet e pjesshme të çështjes, përfshirë aty edhe çështjen e Kosovës, do të duhej, nga vetë shqiptarët, të kualifikoheshin dhe trajtoheshin si kaluese dhe të merren përgjegjësitë nga bartësit e tyre që të mos lejojnë invalidimin për jetë të tërësisë së çështjes ose edhe ndalimin e saj.
Nuk mund t’ i qëndrojnë gjatë kohës qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare për moslejimin e bashkimit të pjesëve të popujve. Kosova është shkëputur nga tërësia, po fatet e saj ndërlidhen me fatet e tërësisë : tërësia varet prej saj. Në qasje duhet të theksohet edhe një fakt tjetër, shumë i rëndësishëm. Pa nënçmuar kontributin shumë të çmueshëm të bashkësisë ndërkombëtare, SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së, duhet të kemi parasysh se nuk mund të amnistohemi nga përgjegjësia për të nesërmen tonë për të cilën po vendoset sot. E theksojmë këtë që të jemi shumë të kujdesshëm për veprimet tona të mëtejshme, në mënyrë që, siç thuhet ndonjëherë figurativisht, duke “i hequr vetullat, të mos i heqim edhe sytë”.
Sot po shkruhet një histori e re e popullit shqiptar. Eshtë histori të shkruash historinë me dorën tënde. Të gabosh, e të mos korrigjohesh, do të thotë të gabosh, me të vërtetë. Pas 500 vjetësh “Lepe pekej, Abej”; pas afro 100 vjetësh “Razumem druzhe”; pas afro 10 vjetësh “Yes sir”, shqiptarët duan që, përfundimisht të kalojnë në :”Po, zotëri”. Ata e kanë këtë të drejtë, duhet të angazhohen për të dhe do ta fitojnë, por para vetës duhet të mbajnë një numër porosish.

Me disa porosi për shqiptarët edhe po e mbyll fjalën time”, thoshte Akademik Esat Stavileci:

“1. Të bashkuar, edhe të pamundshmën, e bëjmë të mundshme;
2. Të ndarë të mundshmën e bëjmë të pamundshme.
3. Të veprosh i pabashkuar është njëjtë sikur të bashkohesh pa vepruar.
4. Të armiqësohesh me tëndin, është njëjtë sikur t’i vësh zjarrin shtëpisë sate.
5. Të presësh bukën që po piqet kërkon, më së paku, kujdesin që të mos digjet”.

Lexuesi im i dashur ,a jemi te bashkuar sot ne shqiptaret, apo jemi te shperndar e te perqare si ma pare?! A jemi te hasmuar ne mes veti, apo te vllazeruar e te respektuar?! A po kujdesemi qe mos te na digjet buka gjate te pjekurit, apo e kemi harruar fare, se po piqet apo mos po digjet?! Apo merren te gjithe shqiptaret me zgjidhjen e problemit tone kombetar, apo po merren me kete qeshtje vetem pjeseza te shqiptareve?! A po vehet ne balle te detyres Shqiperia per ta zgjidhe kete qeshtje, a po qendron indifirent si spektatore ?! I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje