Pikepamjet e Akademikut tone Dr. Esat Stavileci per zgjidhjen e qeshtjes shqiptareve ne gadishullin Ilirik

Edhe pse nuk u konsultua nga politikanet tane akademiku jone i rangut evropian Dr. Esat Stavileci per menyren e zgjidhjes se qeshtjes shqiptare ne gadidhullin Ilirik, ai megjithate i la pikpamjet e veta ne dispozicion per gjenerata te ardhshme, se si duhet te zgjidhet qeshtja shqiptare. Ja disa prej pikpamjeve themelore te tij: “Shpërbërja e ish-Jugosllavisë nxori në pah çështjet e pazgjidhura kombëtare në këtë pjesë të Evropës, e veçanërisht nxori në pah çështjen e pazgjidhur të kombit shqiptar. Çështja shqiptare kërkon përfillje adekuate ndërkombëtare, me përgjegjësi të plotë historike e politike të qendrave ndërkombëtare të vendimmarrjes, “kërkon vetëdijësimin e plotë ndërkombëtar për pozitën kombëtare të shqiptarëve sot dhe për falsifikimin e historisë së tyre nga pushtuesit fqinjë”.
Përkundër angazhimit të deritashëm, ende nuk i kemi thënë dhe nuk i kemi dhënë Evropës të vërtetën tonë historike dhe nuk kemi argumentuar të drejtën tonë për vetëvendosje, të ligjshme politikisht dhe juridikisht. Kjo do të duhej të ishte komponentja nisëse e çdo argumentimi dhe faktimi të problemit të Kosovës dhe të shqiptarëve sot, pra edhe e çdo analize e shqyrtimi për të. Argumentimi dhe faktimi i kësaj të drejte të shqiptarëve është i nevojshëm dhe i rëndësishëm, për shkak të aplikimit të standardeve të dyfishta në lidhje me të nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Ajo, në njërën anë, përligj ndryshimin e kufijve me dhunë e gjenocid në mjediset heterogjene etnike dhe, nga ana tjetër, mohon vetëvendosjen e shqiptarëve në hapësirën e tyre homogjene etnike.
Vetëm me një angazhim më të madh në përhapjen e së vërtetës mund të llogarisim se bota, më në fund, do të mësojë realitetin e Shqipërisë Etnike ose Natyrale, e cila veçanërisht në qarqet serbe, paraqitet si “Shqipëri e Madhe”. Sintagma “Shqipëri e Madhe” nuk paraqet një doktrinë të shqiptarëve, siç paraqesin, për shembull, “Naçertanija” serbe dhe “Megalideja”greke. Shqiptarët, në të ardhmen e tyre, nuk kanë pretendime përtej hapësirës së tyre etnike. Këto pretendime ata nuk i kishin asnjëherë më parë. Kjo provohet me faktin se ata asnjëherë nuk ishin pushtues, por, në të shumtën, qenë dhe vazhdojnë të mbahen të pushtuar.
Opinionit ndërkombëtar duhet vazhdimisht t’ia bëjmë me dije se :
• e para, se Kosova,”administrativisht, në mënyrë të imponuar”, u bë “pjesë e Serbisë”, ndërsa “shpirtërisht dhe mendërisht ajo ka qenë gjithë pjesë e Shqipërisë”;
• e dyta, se Kosova, një prej katër vilajeteve shqiptare, u kthye në një territor të pretenduar mes shqiptarëve dhe serbëve që prej Kongresit të Berlinit më 1878, kur ajo, me një vendim të fuqive të mëdha evropiane u la brenda shtetit të saponjohur të Serbisë”;
• e treta, se me vendim të fuqive të mëdha evropiane viset shqiptare iu dhanë Malit të Zi dhe Greqisë;
• e katërta, se konjukturat ndërkombëtare deri më sot nuk e vranë mendjen për t’iu kthyer shqiptarëve padrejtësinë e bërë;
• e pesta, se rrethanat e reja të krijuara në Evropë sollën kërkesën e moderuar të shqiptarëve për pavarësinë e Kosovës, duke menduar kështu se ky opsion do të gjente “mbështetjen ndërkombëtare”.Ky kompromis i shqiptarëve nuk u kuptua nga serbët”.
Lexuesi im i dashur, nuk eshte ne nderin tone kombetar, qe tua kthejm shpinen ideve dhe pikepamjeve shkencore per zgjidhjen e qeshtjes shqiptare ne gadishullin Ilirik, te atyre akademikeve qe e kane deshmuar veten, se kane peergatitje intelektuale te kalibrit europian e më gjere. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje