Sa shumë humbim energji e kohë për gjëra të kota ne shqiptarët
5. 04. 2023
O Zot na jep kurajon, vullnetin, menqurinë, durimin, largpamësinë, guximin dhe vendosmërinë neve shqiptarëve, t’i ndryshojmë gjërat që mund e duhet të ndryshohen, na jep qetësinë për t’i pranuar ato gjëra që nuk mund të ndryshohen për momentin dhe menqurinë për ti dalluar dhe njohur gjërat, të cilat mund e duhet të ndryshohen dhe të cilat nuk mund e nuk duhet të ndryshohen për momentin! O Zot mos na deno me mungesën e virtyteve njerëzor, pa të cilat jemi bërë e po bëhemi gazi i botës!
Sa shumë energji kemi humbur kot dhe po humbim, sa shumë gjak kemi derdhë e po derdhim, sa shumë kohë kemi shpenzuar e po shpenzojmë, sa shumë pasuri e teritor kemi humbur e po humbim dhe sa shumë njerzë, pa e logoritur nivelin e kurajos, vullnetit, menqurisë, durimit, largpamësisë, guximit, përgatitjes e vendosmërisë së përbashkët dhe unike tek ne shqiptarët, për t’i ndryshuar gjërat që mund dhe duhet të ndryshohen për momentin! OZot na jep kurajo, vullnet, dëshirë e dashuri të mbushemi mend dhe të mësojmë nga gabimet tona të shumta që mos të na ripërseriten tragjeditë gjenocidale që i përjetuam nëpër shekuj!
Pak apo aspak qetësi e menquri kemi patur për t’i pranuar ato gjëra që nuk mund të ndryshohen për momentin dhe menqurinë për t’i dalluar dhe njohur gjërat të cilat mund e duhet të ndryshohen dhe gjërat të cilat nuk mund e nuk duhet të ndryshohen për momentin. Për shkak të këtyre mangësive të shumta që i kemi patur nëpër vite, dekada e shekuj, ne shqiptarët kemi pësuar humbje të mëdha në teritorin e atdheut tonë, në pasuritë e shumta, e në njerzë që i kemi poseduar, në dituri, në edukatë, në unitetin tonë, mirkuptimin, bashkpunimin dhe në dashurinë mes nesh, pa të cilat vështirë realizohen idealet e dëshmorëve tanë që naj kanë lënë amanet! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!