Qe 2000 vjete, pa 80% te atedheut e pa liri kemi mbete
Nuk e arritem lirine qe 2000 vjete. Atdheu i yne eshte ndare e po ndahet ne copa e grima dhe eshte fale e po falet per kiamet, here ne principata e her ne pashallyqe, her ne banovina e her ne pokrahina, her ne kosmet e her ne zajednica, duke na udheheqe perandor romak e perandore bizantin, pashallare e sulltanë turko-aziatik, car e krajla sllavo- greko ortodoks. Kurse kalaveshat tane te politikes, po e perdredhin trupin para tjereve e para pushtuseve si balerina, perplote tradhti e marrezi, atehere e sot, si te mjere, besa duke i thene vetes kogja daij e kavaler. Atdheu e politikanet tane te mjere nuk ishin e nuk jane edhe sote te bashkuar, as qe e kane ndermend ta bejne kete akt. Tokat tona i kane ndare hise per veti e po i ndajne slloven e hungarez, kroat e serb, malazez e maqedon dhe greke e bullgar, qe i vizatoi e po i vizaton me maje thike, Europa e civilizuar mbi kokat e padijshme e mbi shkurtpamesine e shqiptareve, t`i shperblej ardhacaket me trojet tona,siq i ka shperblyer ma pare.Ndersa mesi i zemres tone eshte nda per faqe te zeze, Kosove e Shqiperi, pa i numruar edhe ndarjet e mjera e tragjike ne baza fetare, regjionale e politike. Duhet pune e madhe, vetedije e larte kombetare, vullnet i forte, dashuri e zjarrte, guxim, sakrifice e trimeri, per ta bashkuar nenen tone Shqiperi, sepaku kah jane te mbuluara trojet tona me popullate shqiptare, qe ti shembim keta kufije shqiptaro-shqiptar mes shqiptareve, e jo te na futen sllavo-grek edhe sote e kesaje dite me aminin tone e te europes, ne kete pak hapsire shqiptare qe na ka mbete.
Lexuesi ime i dashur, me budallaki, me tradhti e me lakmije, nuk e fituam lirine qe 2000 vjete e nuk do ta fitojme kurre dhe nuk do ta bejme bashkimin e trojeve tona, por perkundra do ta shesim e do ta falim per marrezi. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!