Qe 2000 vjete kurr nuk nau nda ky gaze
29. Nentor. 2015, ripostim me 29. Nentor 2020
Ata qe e dojne lirine, bashkimin e trojeve, dinjitetin e kombit te vete, pavaresine e tije dhe ata qe jane shqiptare te vertete, si pushtuesit, per qudi si pushteti i vete, njejt po sillet me ta, i rrah, i burgos dhe i vrete qe 2000 vjete, duke u sjelle qytetareve te vete nenshtrim, perulje, poshtrim, varferi e gazep.
Keshtu ndodhi edhe ne kete feste kombetare te Nentorit 2015, në vende qe te festohet me dinjitet, ne festojme per gazep e per kijamet, idealet e atyre qe kurre nuk u bene realitet!
Festa e 28 Nëntorit lidhet me katër ngjarje të rëndësishme kombëtare: çlirimi i Krujës dhe ngritja e Flamurit Kombtar në Krujë nga Skënderbeu (1443), shpallja e pavarësisë së Shqipërisë (1912), ditëlindja e Komandantit Adem Jashari (1955) dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1997).
A po festojm me dinjitet ne shqiptaret apo pa dinjitet?! Vetem ne si komb, mjaftohemi me ceremonite festive te atyre festave, te cilave nuk ua kemi plotesuar as per se afermi kerkesat e tyre!
A kemi arsye, a kemi fytyre ne si komb te festojme me dinjitet, edhe pse ideja e Skënderbeut për krijimin e një shteti të fuqishëm e të përbashkët të shqiptarëve ne gadishullin Ilirik, i cili do t’u rezistonte edhe perandorive më të fuqishme të botës, nuk u realizua asnjëherë?!
A kemi arsye, a kemi fytyre te festojme me dinjitet si komb, edhe pse kaloi më shumë se një shekull, qe e kemi shtetin shqiptare, i cili ka mbi 80% teritor te humbur, që nga shpallja e pavaresise më 1912, ndërsa pjesa tjeter e shqiptareve në trojet e veta, jetojnë në gjashtë shtete të ndryshme, vetëm njëri nga ta shtet shqiptar?!
A kemi arsye , a kemi fytyre ne shqiptaret te festojme me dinjitet, edhe pse amaneti i komandatit Legjendar Adem Jasharit, as per se afermi nuk u realizua?! Ne vend qe te festojme çlirimin e Kosoves dhe trojet tjera shqiptare, ne rrihemi, burgosemi dhe vritemi nga pushtetaret tane per themelimin e zajednicave serbe, per faljen e tokave tona pushtueseve serbo-malazez e maqedon.
A kemi arsye, a kemi fytyre te festojme me dinjitet, kur Adem Jashari ne shumicen e trojeve te pushtuara shqiptare, mësohet si terrorist, e jo si Komandant Legjendar qe u flijua familjarisht, per liri e pavaresi te trojeve shqiptare?!
A kemi arsye, a kemi fytyre te festojmë me dinjitet, edhe pse projekti dhe ideali i UÇK-së u tradhtua, u la në gjysmë dhe në vend të çlirimit e bashkimit kombëtar, sot e kemi Kosovën ne duar të hajdutëve, kriminelëve dhe të 3%-shit të serbëve kriminel të Kosovës, te cilet dita dites po ia pergjakun lirine dhe pavaresine e saje?!
Lexuesi im i dashur po e perfundoi kete shkrim me nje pyetje: A kemi arsye, a kemi fytyre te festojme me dinjitet, 28 Nëntoret qe ishin perplote ideal kombetar, te cilat ideale asnjeri prej tyre, edhe sote e kesaj dite nuk u be realitet per kombin tone shqiptar?! I juaj, msëuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!