Pyetja e pestë testuse dhe e fundit: Sa i shërbejnë lumturisë sime rregullat që i përdori gjatë jetës

20. 11. 2024

Rregullave që u besojmë ti përdorim gjatë organizimit të një procesi jetësor, shpeshëher nuk i shërbejnë, sa e si duhet lumturisë sonë, edhe pse ato rregulla na duken në shiqim të parë, se e pasqyrojnë mënyrën e pranushme dhe të pashmangshme të përdorimit gjatë jetës.

Shembuj të tillë kemi shumë, si: Rregulla pranuar nga familja e ngushtë dhe e gjërë, nga farefisi dhe miqësia, nga shkolla, nga rrethi shoqëror dhe nga mjetet e informacionit, të cilat na preferojnë, se kjo apo ajo rregull, se kjo apo ajo mënyrë, se ky apo ai profesion, se ky investim apo tjetri, se ky bashkpunim apo bashkpunimi tjetër, se marrja e këtij vendimi apo tjetri, vlejnë më shumë se i pari apo më shumë se i dyti, për situata më të volitshme ndaj jetës, e shembuj të tjerë të kësaj natyre.

Shembujt e mësipërm që preferojnë rregulla, profesione, martesa, vëndin ku duhet jetuar, zgjedhjen e shokëve për bashkpunim, si duhet e ku duhet bërë investime, mënyra e marrjes së vendimëve, janë më shumë gjepura të kohës, se sa rregulla të artë, që vërtetë ia vlenë të besohen dhe të përdoren ato gjatë organizimit të proceseve tona jetësor. Shembujt e propozuar më sipër, vërtetë janë gjepura, sepse asnjëri prej tyre, nuk i merr parasysh dëshirën, vullnetin, talentin, motivimin, aftësitë dhe dashurinë tonë, që e posedojmë për ti arritë qëllimet, që ia kemi vuar vetit si obligim gjatë jetës. Askush nga jashtë nuk i njehë këto fshehtësi, që i posedojmë për brenda, më mirë seq i njohim vetë.

Populli thotë: “Vet e vet dhe pyt e pyt tjerët, por në fund merr vendimin, që të pëlqen mëse shumti”. Edhe këtë e thot populli: Më par duje vetën dhe siguroje lumturinë për vete, e pastaj për tjerët”. ” Ai që se do vetën, nuk ka se si, ti donë tjerët”. ” Ai që nuk ka lumturi për vete, nuk ka me u dhënë as tjerëve”.

Lumturia jonë duhet të vihet në rend të parë, pastaj lumturia e tjerëve. Pa qenë të lumtur vetë, nuk mund tu japim lumturi tjerëve, nuk mund ta bëjmë më të mirën në familje, në shoqëri, në vendin e punës, në mardhënjet ndërpërsonale dhe në marrdhënjet me komunitetin.

Për këtë që thash më lartë në shkrimin tim, mëse miri vlenë të kujtohen fjalët e mençura të Stiv Xhobsit, kurë u drejtohej studentëve të Stenfordit:

” Koha e juaj është e kufizuar, kështu që mos e humbni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u bllokoni nga dogmatizmi, që është të jetosh me rezultatet e të menduarit të njerëzve të tjerë. Mos lejoni që zhurma e mendimëve të të tjerëve të mbys zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, kini guximin të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Ato tashmë e dinë disi, se çfarë ju doni vërtet të bëheni. Çdo gjë tjetër është dytësore”.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje