Pyetja e katërt: Të zgjedhurit e rregullave, bazohet në racionalitet apo në gjepura infektuse

19. 11. 2024

Shumë rregulla që i përqafojmë gjatë jetës, e kanë origjinën nga mosha e fëmijërisë sonë, të cilat kanë depërtuar tek ne, përmes gjyshërve, prindërve dhe përmes rrethit më të gjërë familjar e farefisnor. Përmes rrethit ku jemi rritë, edukuar, arsimuar e ku jetojmë. A sjellin dobi apo nuk sjellin ato rregulla për jetën tonë, nuk i kemi analizuar, sa e si duhet dëmet, dobitë dhe infekcionin e tyre që i kanë sjellë dhe i sjellin tek ne gjatë jetës, përmes pejsazhit tonë kulturor, brez pas brezi. Rregullat e arta, shpeshëherë dominohen nga gjepurat e kohës, të mos then gjithëherë, përmes të cilave na mundësohet ti arrijmë synimet tona, që ia kemi vuar vetit si obligim.

Për të ndjekur rregullën e artë, më parë duhet bërë dallimin mes gjepurave të kohës dhe rregullave të arta. Duhet kuptuar sa më parë dëmin që e sjellin ato dhe dobitë që i sjellin rregullat e arta. Ky dallim i domosdoshëm, nuk bëhet pa i vuar në diskutim rregullat që i përdorim gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore. Kurë e kuptojmë dëmin dhe dobitë që naj sjellin ato, veprojmë ndryshe, duke mos i ndjekur rreziqet dhe dëmët që naj sjellin gjepurat dhe i zavendësojmë ato me rregulla të arta, të cilat na sjellin suksese e dobi të madhe.

Rregullat që bazohen në infektim e jo në racionalitet, do të ishte anakronike, dobësi e madhe dhe aspak njerëzore, tua bartim ato rregulla fëmijëve tanë dhe gjeneratave që vijnë pas nesh. Gjepurat që janë programuar në kokat tona duhet shlyer sa më parë dhe ti zavendësojmë ato me rregulla të arta që na sjellin dobi, sukses, zhvillim, përparim, përsosje, përgatitje, shprehi e shkathtësi profesionale, sipas kërkesave të kohës bashkohore.

Ecja në trend me kohën është menquri, vizion dhe rrugtim i mbarë që na mundëson arritjen e sukseseve dhe dobive të mëdha. Stagnimi, është smundje infektive, primitivitet që përhapet si virus mes njerzëve, i cili na pengon shumë, gjatë ecjes sonë përpara, të mos them na kthenë prapa tërsishtë.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje