Pse nuk jemi ata që ishim dikurë si popull dhe pse e pranuam atë që se kishim
2. o1. 2023- ripostim
Tu përgjigjesh këtyre pytjeve dhe përgjigjet të jenë më afër të vërtetës, duhet të merrën parasysh disa faktor si, fyqitë e mëdha dhe aleancat mes tyre nëpër periudha të ndryshme historike, të cilat e treguan brutalitetin e dhunshëm kundër qenjës sonë si popull Iliro- pellazg e arbroro-shqiptar, për 20 shekuj me radhë. Ky brutalitet vandal shkatrroi çdo gjë që ishte autoktone e jona.
Këto aleanca shkatrruese ndaj nesh, përpos që e përdorën forcën e dhunën që nuk nënshtroheshim dhe nuk e pranonim pushtimin, përdorën në kombinim mashtrimin e dhunën, duke ofruar njëkohesisht, edhe kulaqin edhe kërbaqin.
Pra përdorimi i kombinuar i forcës, mashtrimit e paditurisë dhe përdorimi i kulaqit e kërbaqit kundër nesh, nau imponuen, ku më dashje e ku pa dashje, ku me dije e ku pa dije, ku me lajka e ku me mashtrime, që t’ia kethejmë shpinën asaj që ishim dhe e kishim dikurë dhe ta pranojmë atë që se patëm kurrë.
Këtë pranim që e bëmë, na kushtoi shume shtrejte sepse i humbëm qinda e mija kilometra katror të trojeve tona, kemi humbur qinda, mija e miliona banor të substances sone njerëzore që e kishim në kohën e Ilirisë, duke derdhur gjakun lum në luftra mbrjotëse nga pushtuesit tanë. Shkurt shprehur e humbëm Ilirinë me kryeqendrën e sajë Dardaninë, e humbem Arbërinë dhe Shqiperinë Etnike.
Krahas kësaj humbje, fituam përqarjen mes nesh, përmes imponimit të feve të ndryshme, fituam kishat katolike që naj imponuan romakët, fituam kishat ortodokse që naj imponuan greko-ruso-sllavët dhe i fituam gjamijat, tyrbet dhe teqet, që naj imponuan turqit dhe arabet aziatik.
Fituam emrat romako-latin katolik, si Pal, Lek, Zef, Gjon, Gjergj e tjere. Fituam emrat ortodoks greko-ruso-sllav, si Pjetër, Millosh, Dhimitër, Pandeli, Majko, Bogdani, Budi e tjerë. Fituam emrat turko-arabo-aztiatik-islamik, si Sami, Avdyl, Naim, Ismajl, Skender, Xhafer e tjere, duke i harruar përfundimisht emrat Ilir,si Gent, Bardhyl, Agron, Teutë, Dardan, Korab, Petrit, Gentianë, Sokoleshë, Trimëresh, Trim e tjere. Edhe pse kohëve të fundit po e rimarrim vetën dalëngadal, duke i rikthyer ne skenën tonë kombtare emrat tanë të vërtetë, që i kishim në kohen e Ilirise, para pushtimit të sajë.
Për ta parë këtë imponim agresiv të pushtusve tanë pa dallim, këtë agresivitet e shohim, edhe në familjen e madhe të kastriotëve me në krye Gjon Kastriotin e Gjergj Kastriotin- Skenderbe, heroi i ynë i madh kombetar, ku në familjen e tij të ngushtë kishte emra katolikesh si gjone e gjergj, kishte emra ortodoks,si voisava dhe emra muslimanesh,si hamza kastrioti, i cili edhe e tradhtoi xhaxhain e vetë Skenderbe.
Ja deri ku ka shkuar perqarja nga ana e pushtusve tanë nëpër meset tona. Deri në këtë masë kanë ardhë pushtimet romako-bizantine-katolike, greko-ruso-sllave-ortodokse dhe turko-arabo-aziatike-islame.
Nga të gjitha këto të bëma të pushtuesëve tanë, Iliria me kryeqndrën e saj Dardaninë, me qindra e mija kilometra katror dhe me qindra, mija e miliona banor Ilir, me emrat e tyre të pastër, që si kishin pushtuesit tanë, me kulturën specifike e besimin në Zot, me edukaten dhe arsimin e niveleve të kohës ndër më të mirat që i kishte koha, me traditën, veshën, artin , muzikën, kulturën dhe gjuhën, ka mbetë po thuaja gati si mit apo një ëndërr, sepse gjurmët e saje i ka mbuluar pluhuri i pushtimeve për 20 shekuj me radhë, që e shkaktuan, e shkatërruan dhe e tjetërsuan këtë realitet të lashtë pushtuesit tanë, të cilin realitet, si me inatë po e ruan përbrënda toka jonë Ilirio-pellazge dhe arbëroro-shqiptare si pasardhës të Iliro-pellazgëve.
Lexuesi im i dashur u luti juve dhe vetëvetën, që të mësojmë sa më shumë se, kush ishin Ilirët dhe Iliria me kryeqndrën e sajë Dardaninë, cilat ishin zakonët tona dhe besimi në Zot, cila ishte kultura, arti, muzika, vesha, edukata, arsimi dhe gjuha. Ta mësojmë sa më shumë historinë tonë, arkeologjin, filozofin, sociologjin, pedagogjin, psikologjinë, logjikën, letersinë dhe gjuhesinë tonë të lashtë që e kishim ndër më të parët.
Ta mësojmë filozofin fetare të Ilirëve duke e krahasuar dhe duke i bërë dallimet mes filozofisë fetare të latino-romakëve, greko-bizantinëve, sllavo-ortodoksëve dhe turko-arabëve aziatik, sepse edhe ne si popull nuk kishim asgjë më pak, se sa popujt tjerë të asaj kohe, ndoshta kishim edhe më shume për ti civilizuar tjerët, në shëndetësi, ekonomi, arsim, arkitektuar, ndërtimtari, zejtari, bujqësi, pemtari, shpeztari e bletari. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!