Problemet e mesimdhenjes me te cilat ballafaqohet mesimdhenesi ne shkolle
Zvillimi i te kuptuarit tek nxenesit, rritja e vullnetit, zhvillimi i deshires, dashurise dhe disiplines tek ata, eshte dhe do te mbetet problem qendror i mesimdhenesve te seciles lende dhe ne secilin nivel te shkollimit.
Problemet me te cilat ballafaqohet mesuesi gjate mesimedhenjes jane te shumta, ku ma te theksuarat jane:1. problemi i perzgjedhjes se metodave, teknikave, formave dhe mjeteve per mesimdhenje, te cilat duhet te perdoren gjate nje ore, neper lende te ndryshme mesimore, qe mesimdhenja te jete sa me e efktshme e racionale.2. Po ashtu problemi i perzgjedhjes se pyetjeve qe u parashtrohen nxenesve ne pjesen e pare, te dyte dhe ne pjesen e trete te ores mesimore.
Mesimdhenesi qe te jete sa me i efektshem gjate kesaje perzgjedhje, eshte e domosdoshme, qe ai te paiset me njohuri didaktiko-metodike, te cilat e trajtojne kete problem ne menyre shkencore.
3. Problem i mesimdhenjes eshte edhe motivimi i nxenesve te cilet perfshihen ne te nxenit dhe ne kuptueshmerine e permbajtjeve te ndryshme mesimore gjate nje ore e jashte saje. Pa motivimin e nxenesve, qe nenekupton rriten e interesimit, kurreshtjes, deshires dhe dashurise se tyre per nxenje te suksesshme ne mesim, per kuptimin e asaje qe mesohet, per analizimin e perpunimin e informacioneve, permes nje veshtrimi dhe mendimi kritik nga ana nxenesve, qe puna e mesimedhenesit te jete efektive dhe ne nivel te duhur.
Per ta zgjidhur kete qeshtje sa ma drejte e sa ma objektivisht gjate procesit mesimdhenjes e mesimnxenjes, eshte mese e nevojshme te paiset sa ma shume mesimdhenesi me kulture psikologjike e pedagogjike, qe te kete informacion sa ma te drejte rreth motivacionit, emocioneve dhe personalitetit te nxenesve. 4.Qeshtje shume serioze per mesimdhenjen dhe mesuesin eshte edhe problemi i menagjimit te nxenesve ne klase, gjate nje ore mesimore. Klasa qe zhurmon, nxenesi qe nuk degjon dhe disiplina jo ne nivel, e humbasin shansen per nje ore te sukseseshme e efektive gjate mesimdhenjes e mesimnxenjes, ku fajin kryesor e ka mungesa e pervojes, pergatitja jo e knaqshme profesionale, pergatitja jo e mjaftueshme didaktiko-metodike, per ta organizuar sa ma mire nje ore mesimore, pergatija e ulte me njohuri pedagogjike e psikologjike, qe i mundeson mesimdhenesit nje menagjim te mire, efektiv, te matur dhe racional te nxenesve ne klase.
Problemet e menagjimit te nxenesve ne klase kane te bejne me ruajtjen e nje klime te shendetshme mes tyre e mesimdhenesit, qe te mundesohet nga nxenesit discipline racionale dhe nxenje e sukseseshme ne mesim. Kjo arrihet permes nje mesimdhenje te planifikuar mire dhe permes motivimit te nxenesve ne mesim, te cilin e permendem me larte.
5.Menyra e vleresimit, cilesimit dhe notimit te nxenesve eshte problemi tjeter i thekesuar, si psh: e vleresojme sakt, drejte e si duhet apo jo nxenesin, rreth pervetesimit te njohurive dhe nivelit te kuptueshmerise se tyre? A i perdorim me vend, si i perdorim dhe a i perdorim ku duhet e si duhet teknikat, format dhe instrumetet e vleresimit, cilesimit dhe notimit te nxenesve, qe notimi vertete te jete nje pasqyre reale e objektive e perparimit te nxenesve, qe notimi t`i motivoje e stimuloi, e jo t`i destimuloi ata per angazhim sa me te vullnetshem ne mesim? Jemi apo nuk jemi te pergatitur sa duhet profesionalisht per kete qeshtje te rendesishme e delikate?
Rrugdalje e drejte per mesimdhenesin rreth kesaje fushe, eshte paisja e tij me informacion te duhur ne lemine didaktiko-metodike apo ne metodologjine pedagogjike qe e trajtojne shkencarishte problematiken e cilesimit, vleresimit dhe notimit te nxenesve.
Lexuesi im i dashur, mesuesi i pergatitur profesionalisht, i paisur me kulture pedagogjike, psikologjike, didaktike e metodike, i kujdesshem dhe i vemendshem rreth problematikes se perzgjedhjes se metodave, teknikave, formave dhe pyetjeve per mesimdhenje e mesimnxenje, rreth motivimit te nxenesve, menaxhimit te tyre ne klase dhe rreth vleresimit, cilesimit dhe notimit, do tia dale faqebardhe, ne misionin e tije te shejte kombetar edukativo-mesimor. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!