PRANVERA E. GRAJÇEVCI për Isa Thaçi 20.12.2015 në 10:49.MD •
I nderuari profesori Isë, pas shume fjaleve te mira qe i thane shoket dhe shoqet e mija te shkolles per personalitetin dhe punen tuaj fisnike ne arsim, edhe mua me erdhe radha ti them dy a tri fjale per ju e punen e palodhshme tuajen.Urime dalja ne pension, uroj nga zemra te kesh shendet e shume vite tjera te lumtura me familjen tuaj! Ndihem krenare qe kam pasur fatin te me mesoj dhe te me keshilloj nje profesor si ju. Profesor, ishe dhe do mbetesh nje shembull i mire per te gjithe nxenesit e sidomos per mua, qe patem fatin te jesh mesues i joni . I nderuari profesori Isë, gjate ketyre viteve kemi mesuar shume gjera me vlere nga ju dhe sdo ti harrojme kurr. Eshte veshtire per ne nxenesit e kesaje shkolle te mungosh si mesimdhenes i jone, sidomos me ato fjalet e tua keshilluese, te ngrohta e te dashura per ne e veçanerisht per mua, kur me thirrje me nofken “Lazdrajka e Grajqevcve”. Faleminderit shume mesuesi Isë per durimin tuaj , qe kurr nuk u tregove i lodhur ne punen mesimore e edukative me ne! Kam nderin qe isha nxensja juaj. Me rrespekt Pranvera Grajqevci.
Koment:
Isa Thaçi Pershendetje te ngrohta e te sinqerta nga mesuesi Ise Pranvera! Ishte kenaqesia ime qe te pata nxenese te shkelqyeshme, te sjellshme dhe shume ambicioze! Nofka qe une te thirrja,” Lazdrajka e grajqevceve”, ne esence e kishte respektin e madhe qe e kisha ndaj teje dhe grajqevceve ne pergjithesi, te cilet ishin shtylle e forte e perkrahjes sime ne ato kohe te veshtira nga okupatori serb, qe isha ne balle te shkolles fillore Mihal Grameno, te ciles ia bene strehimin neper shtepite e tyre shkolla dhe ne punonim pa e nderprer shkollimin, te cilin e deshironte te nderpritet okupatori serb e sidomos çetniket e jogurt revolucionit te Fushe Kosoves . Respekt nga mesuesi Ise per ty Pranvera dhe per te gjithe grajqevcit e xhigolet, te cilet u treguan dashamire te shkolles shqipe dhe mbrojtes te saje, ne ditet me te veshtira okupuese qe i pate ajo dhe Kosova! I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!