Zemrimi i arsyshem dhe pa arsye eshte i demshem per shendetin tone

Ne zemrohemi per shkaqe te ndryshme te cilat na pengojne e na shqetesojne qe ti realizojme deshirat dhe qellimet tona gjate jetes. Te zemrohemi per shkaqe te duhura, ne mase te duhur, ne kohe e moment te duhur, per aresye dhe ne menyre te duhur, eshte e arsyeshme por aspak e lehte.
Emocioni i zemrimit edhe pse kryesisht definohet si emocion negativ, me gjithe ate i ka vlerat dhe perparesite e veta derisa te jete nene kontroll te sistemit nervor parasimpatik i cili shfaqet me ndihmen e sistemit nervor simpatik dhe reagon ne mbrojtje te vlerave dhe parimeve me univerzale njerezore, kur ato vehen ne pikpyetje nga pengesa te shumta qe dalin prej individeve dhe rrethanave te ndryshme. Secili individ qe i ka ne rregull ndjenjat dhe emocionet personale, eshte e pamundshme qe mos te reagoi plote zemrim kur i shkilen te drejtat dhe i neperkombet autoriteti i tija personale, familjare, profesionale dhe kombetare. Nuk frenohet tersisht zemrimi sa do te perdorim teknika te ndryshme te mendimit pozitiv, kur vehet ne pikepyetje nga pushtuesit dhe forca tjera destruktive, liria, pavaresia, atedheu, uniteti kombetar dhe bashkimi i trojeve tona. Secili prej neve zemrohemi kur abozohet me moralin dhe dinjitetin tone personal, familjar dhe ate kombetar. Nese per keto shkaqe qe u ceken me larte zemrohemi, zemrimi yne eshte i arsyshem, me vende dhe i merituar, duke mos pajtuar per asnje qaste qe te na neperkemben gjerat me vlera univerzale njerezore, pa te cilat nuk ka jete te suksesshme, te lumtur dhe dinjitoze, edhe pse zemrimi eshte I demshem per shendetin tone.
Eshte per tu habitur se emocioni i zemrimit tek shumioca prej neve, me shume ze vende per cikrrima te vogla, per teka dhe interesa te ulta personale, se sa per vlera te medha njerezore e kombetare. Ze vende aqe, sa qe shpeshehere del prej kontrollit dhe shkatrron çdo gje te vlefshme, te ndershme, njerzore e kombetare.
Vertete po hargjojm energji te medha personale, shoqerore e kombetare ne deme te interesave univerzale per shtetin, kombin, familjen dhe veten, duke shfaqur zemrimin permes perkatesive politike dhe perkatesive fetare, perkatesive klanore e te biznesit duke harruar cdo gje kombetare, humane e njerezore per interesa te ngushta personale. Nuk ka zemrim ma te devalvuar, ma shkaterrues e ma te ulte njerezor e ma demtues, se kur shqiptaret zemrohen mes veti duke u pozicionuar kush pas nje partije e kush pas tjetres, duke u pozicionuar kush pas Europes e kush pas Turqise e shteteve aziatike, kush pas komunizmit e kush pas fashizmit e nazizmit, kush pas Beogradit e kush pas Athines, kur dihet se te gjithe keto raste qe i permenda ma larte ishin te pozicionuar ne deme te qeshtjes sone kombetare dhe coptimit e pushtimit te trojeve tona mbi 90% te tyre.
Lexuesi im i dashur, edhe nese zemrohemi eshte mire te mos zemrohemi per cikrrima qe burimin e kane ne interes, kariere e vese te ndryshme personale, por ta gjejme shkakun me te rendesishem e me te arsyeshme per ta shfaqur zemrimin ne mbrojtje te interesave kombetare, ne mbrojtje te lirise e pavaresise, ne mbrojtje te unitetit dhe bashkimit kombetar, ne mbrotje te nderit e moralit personal e familjar, ne mbrojtje te drejtesise e barazise, ne mbrojtje te familjes e vetevetes, gjithmone permes parimeve univerzale njerezore. Ripostim

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje