Po pres me padurim ta thot dikush fjalen per kete gjendje jo te mire ne arsim
Ne radhe te pare e kane fjalen trajneret e puntoreve dhe reformatoret ne arsim, qe ishin ne balle te trajnimeve e reformave, te na thone dicka per kete gjendje jo te mire ne edukimin dhe arsimin tone, sepse kane pas menduare keta zoteri, se jane zbuluesit e pare te metodave, teknikave e formave bashkohore te mesimdhenjes e mesimnxenjes, te cilesimit e notimit te nxenesve, zbulusit e pare te permbajtjeve bashkohore ne arsim e edukim. Pasi qe e kam provuar ne lekure vleren dhe cilesine e kontributit, dhene nga trajneret dhe reformatoret gjate karieres sime edukativo-mesimore dhe i kam bere mbi 800 ore trajnime dhe ate pas luftes , periudhat e mahershme nuk po i numroi, ndoshta kame te drejte ta jap mendimin dhe bindjen time , qe e kam formuar gjate asaje periudhe te trajnimeve dhe reformave, se asnjeri prej atyre trajnereve dhe reformatoreve nuk ishte ne nivel te duhur dhe nuk e kishte te kjarte se qfare duhet te arrihet permes atyre trajnimeve apo reformave ne fjale, qe u shkumonte goja, gjaja si perparimtar e moderator te arsimit. Qe nga koha e Daksnerit e kam ngrite zerin, permes revistes “Shkendija” te vetemen Reviste te arsimit , te cilen e mbyllen trajneret, dhe reformatoret ne sherbim te Daksnerit, qe me plote gojen na dilnin perpara, neve qe na trajnonin se, po bejne mrekulli ne reformimin e arsimit tone, po bejne trajnime e pergatitje te mrekullushme te kuadrit mesimor, edhe pse ne te gjitha ato trajnime, une e disa shoke te mij nuk kemi pajtuar me menyren se si punohej permes nje delintantizmi te papare, gjate trajnimeve e reformave te ndryshme ne planprograme mesimore, ne tekste shkollore, ne udhezues te notimit e cilesimit te nxenenesve. Ne ate kohe trajneret, na akuzonin neve disave se, po derdhim lote korkodilli per te kaluaren e arsimit dhe po vuajme nga nostallgjija e asaje te kaluare. Ja tani lotet tane prej korkodilli, po deshmohen dita dites se, nuk paskan qene lote te korkodillit, por lote profesionalist te dashamireve te arsimit, qe ia kane kushtuar jeten profesionalisht, moralisht e kombatarisht atij. Keta lote u derdhen kote sepse hasen ne vesh te shurdhet, sikur ma heret qe hasnin ne vesh te pushtueseve tane dhe na largonin nga puna e na diferenconin si njerez te pa pershtatshm qe ta mbajm ditarin ne dore . Keta trajnere e reformator, jo vetem qe e benin kete te zeze gjate reformave e trajnimeve, por keta burra per hater te qellimeve destruktive te Daksnerit, i mbyllen per leverdite e veta institutet pedagogjike qe ishin dhe funksiononin ma pare ne nivel te Kosoves, ne nivel rajonal e komunal. E mbyllen Revisten Shkendija, te vetmen revist qe percillte porvojat e ndryshme ne arsim, e mbyllen sherbimin pedagogjiko-psikologjik neper shkolla, duke i larguar nga vendet e punes edhe pedagoget shkollor, te cilet ishin te thirrur ta benin percjelljen e organizimit edukativo-mesimor ne menyre profesionale, percjelljen e cilesimit dhe notimit te nxenesve, percjelljen e menyres se paisjes se shkollave tona me tekste shkollore e me literature te duhur profesionale per mesimdhenes, percjelljen e bashkpunimit shkolle familje, arsimtar nxenes e arsimtar prinder te nxenesve, percjelljen e paisjes se shkollave me kabinete e mjete mesimore dhe menyren e perdorimit te tyre, trajtimin ne menyre profesionale te problemeve te ndryshme qe u ndodhin nxenesve ne mesim, me shoket e tyre, me shendetin personal e probleme tjera te shumta rreth disiplines se nxenesve, rreth suksesit ne mesim, rreth vijueshmeris se rregullt neper oret e mesimit. Perkundrazi , ne vend te ktyre profesionalisteve qe jane alfa e omega e institucioneve edukativo-mesimore, i mbushen shkollat tona me sigurimca, qe me dajak e me force ta mbrojn jeten e lire dhe rregullat e rendin shtepiak ne shkolle.
Lexusi im i dashur, mos prit shum se do ta thote kush fjalen per kete gjendje jo te mire, ne edukimin dhe arsimin tone kombetar. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!